Thirrje e hapur: Përfaqëso Shqipërinë në Sfidën Europiane të sigurisë kibernetike! - Business Magazine Albania

Thirrje e hapur: Përfaqëso Shqipërinë në Sfidën Europiane të sigurisë kibernetike!

A je gati ta testosh veten në arenën më sfiduese të sigurisë kibernetike në Evropë?

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) fton të rinjtë e grupmoshës 14–25 vjeç, të apasionuar dhe të talentuar në fushën e sigurisë kibernetike, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit kombëtar që do të përfaqësojë  Shqipërinë në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

ECSC organizohet nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA) dhe mbledh çdo vit ekipet më të mira kombëtare nga mbi 30 vende të Evropës.

Procesi i përzgjedhjes përfshin teste teknike dhe intervista. Pas fazës së vlerësimit dhe trajnimit, 10 pjesëmarrësit më të spikatur do të përzgjidhen për të përfaqësuar Shqipërinë në fazën finale të garës.

Apliko tani: https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=ErjY9WpgukKM-TNxz-Kcchql41BYLyRDgQNRIxVEtlVUNUQ1SldTWFFUOElEWlJHMUdTWjc5VEpMUi4u&origin=lprLink&route=shorturl
Afati i fundit: 28 shkurt 2026

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0