Thirrja e dytë e programeve të bujqësisë IPARD, aktive deri në mes të dhjetorit - Business Magazine Albania

Thirrja e dytë e programeve të bujqësisë IPARD, aktive deri në mes të dhjetorit


Thirrja e dytë e programeve të bujqësisë IPARD është hapur me 30 Tetor dhe pret aplikime deri me 16 Dhjetor.

Ministri i Bujqësisë ka bërë të ditur se kontratat e lidhura deri më tani mundësojnë 22 milionë euro investim në bujqësi dhe zhvillimim rural. Sipas ministrit Bledi Çuçi, ky është një lajm i mirë duke pasur paraszsh vështirësinë e bujqësisë në përthithjen e fondeve të donatorëve.

“Unë jam optimist që do të arrijmë të kapim të gjithë afatet përsa i përket mobilizimit të fondeve të kësaj skeme dhe nuk do të djegim asnjë fond që vjen nga Brukseli. Me gjithë vështirësitë që ka Shqipëria për thithjen e fondeve që vijnë nga donatorët, në këtë rast ne jemi një histori suksesi. Shuma që duhet të shpenzojmë vitin tjetër duhet të jetë dyfish sa shuma e këtij viti”, tha ministri Çuçi.

Lexo: Financimet në bujqësi. Aplikimet për IPARD në 30 Nëntor-30 Janar

Të pranishëm në takim ishin edhe Marius Lasdinis, drejtuesi i programit IPARD; Mario Mariani, drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Tiranë; si dhe Frida Krifca, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0