The Sun - Britanikëve: Këtë vit pushimet bëjini në Dhërmi

The Sun – britanikëve: Këtë vit pushimet bëjini në Dhërmi


Media e huaj vazhdon të vlerësojë e reklamojë bukurinë bregdetare të vendit tonë.

Këtë herë, The Sun i fton britanikët të bëjnë pushime shumë herë më të lira në plazhet e Shqipërisë të ngjashme me ishujt e Greqisë.

Bregdeti i Jonit është shumë pranë ishullit grek, Korfuz dhe plazhet e tij janë fantastike. 

Pse të mos e vizitoni këtë vit Shqipërinë dhe të bëni pushime të mira e të lira? Më mirë shkoni në Dhërmi.

Atje është më lirë se në Greqi. Një gotë birrë që në Shqipëri kushton 35 penc në Korfuz kushton 1.80 paund, ndaj mendojeni pak ku ju bie më mirë. 

Mos të flasim për apartamentet. Në Dhërmi mund të qëndroni në dhoma që kushtojnë vetëm 35 paund nata, gjatë muajit shtator bashkë me mëngjesin të përfshirë.

/TheSun

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0