TET, programi i duhur për brezin e ri të sipërmarrësve

TET, programi i duhur për brezin e ri të sipërmarrësve


Ndërkohë që veprimtaria e ABG tashmë do të zgjerohet ndër programe të ndryshme, po e marrim këtë kohë për të prezantuar programin tonë më të fundit, TET (Tomorrow’s Entrepreneurs Tirana).

TET është një program 23 javor për të përfshirë gjimnazistët në të mësuarit praktik duke vizituar biznese vendase në Tiranë. TET financohet nga kontributi i investuesve lokalë dhe u ofron nxënësve mundësinë e të pasurit mentorë personalitete të biznesit.

Çdo nxënësi i jepet mundësia të fillojë një biznes të vërtetë me qëllimin për t’i ndihmuar që të përdorin të gjitha burimet për të pasur sukses në Tiranë.

Tre ditë në javë nxënësit takohen për 90 minuta në biznese në Tiranë. Gjatë këtyre vizitave ata përfshihen në diskutime me sipërmarrës dhe dëgjojnë folësit e ftuar.

Përgjatë kursit kohor të TET secili nxënës u prezanton bankierve dhe investuesve dy biznese — atë në grup dhe atë personal.

Në përfundim të TET nxënësit paraqesin bizneset e tyre personale në Panairin Gala Final nga Albania’s Business Generation.

Jemi shumë të emocionuar të lajmërojmë hapjen e aplikimeve për TET, programi me ndikimin më të madh mbi brezin e ri të sipërmarrësve.

Kliko mbi foto për të aplikuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0