Testohen 45 vullnetarë, për vaksinën e re eksperimentale kundër Covid-19, në SHBA

Testohen 45 vullnetarë, për vaksinën e re eksperimentale kundër Covid-19, në SHBA


Sipas BBC, kompania ‘Moderna Therapeutics’ do të testojë sot te një grup prej 45 vullnetarësh një vaksinë eksperimentale kundër Covid-19. Vaksinimi do të kryhet në ambientet e institutit kërkimor Kaiser Permanente, në Seattle.

Lexo: Nis përdorimi i ilaçit kundër Covid-19 në Itali pas rezultateve pozitive

Vaksina e re nuk ka një virus të dobësuar, por ajo përmban një kod gjenetik të padëmshëm të kopjuar nga koronavirusi vrastar.

Kjo provë e parë njerëzore, e financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, shmang një provë që si në çdo rast tjetër do të duhej të bëhej te kafshët e më pas te njeriu. Por, vaksina e re dhe testi i kryer direkt te njëriu shkurton kohën e nxjerrjes së përfundimeve dhe rrjedhimisht edhe kohën e prodhimit.

Vaksinat tipike për viruset, siç është fruthi, bëhen nga një virus i dobësuar ose i vrarë. Por, vaksina mRNA-1273 nuk është bërë nga virusi që shkakton Covid-19.

Në vend të saj, ai përfshin një segment të shkurtër të kodit gjenetik të kopjuar nga virusi që shkencëtarët kanë arritur ta bëjnë në një laborator. Kjo shpresohet se do të nxisë sistemin imunitar të trupit për të luftuar infeksionin e vërtetë.

Por, edhe nëse këto teste fillestare të sigurisë shkojnë mirë, mund të zgjasë ende 18 muaj që çdo vaksinë e mundshme të bëhet e disponueshme për publikun.

Burimi: Shqiptarja.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0