Tesla po humb avantazhin e pikave të furnizimit, ndërsa Mercedes dhe GM njoftojnë ndërtimin e rrjetit të tyre - Business Magazine Albania

Tesla po humb avantazhin e pikave të furnizimit, ndërsa Mercedes dhe GM njoftojnë ndërtimin e rrjetit të tyre

Tesla mund të humbasë avantazhin e saj të pikave të furnizimit për makinat elektrike “Supercharger” pasi më shumë rivalë të industrisë së automobilave fillojnë krijimin e rrjeteve të tyre.

Rrjeti Supercharger e ka veçuar prej kohësh Teslën nga konkurrenca, dhe në masë të madhe e bën akoma. Ndërsa drejtuesit e automjeteve të tjera elektrike kanë kohë që varen nga karikimi publik i kufizuar dhe shpesh me probleme, faqja e internetit e Tesla thotë se operon më shumë se 40,000 stacione në mbarë botën dhe deri vonë, karikuesit mund të përdoren vetëm me automjetet Tesla.

Kjo do të thotë se Tesla ka një avantazh të madh, ku blerësit e mundshëm dhe aktual të automjeteve të Elon Musk e dinë se ekziston një rrjet më i besueshëm në dispozicion vetëm për ta.

Tani, prodhuesit e tjerë të automjeteve po krijojnë strategjitë e tyre në hapësirën e karikimit, duke pasur parasysh se mungesa e aksesit në stacionet publike të karikimit është një pengesë për adoptimin e gjerë të makinave elektrike. Në një studim të fundit të Deloitte 2023 për konsumatorët global të automobilave, 46% e të anketuarve amerikanë përmendën mungesën e infrastrukturës publike të karikimit si një pengesë për lëvizjen e tyre elektrike.

Lexo edhe: Amazon do të investojë 1 mld euro në automjete elektrike për shpërndarjen në Europë

Këtë javë në CES në Las Vegas, Mercedes njoftoi se po lëshon versionin e vet të rrjetit Supercharger të Tesla-s.

Rrjeti i Mercedes, i cili do të përfshijë më shumë se 10,000 karikues në të gjithë Amerikën e Veriut, Evropë, Kinë dhe tregje të tjera kryesore, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha markat e prodhuesve të automjeteve.

Ndërkohë, GM po krijon një rrjet karikimi “Ultium Charge 360” në Amerikën e Veriut. Prodhuesi i automjeteve në Detroit po garon për të instaluar 40,000 karikues të nivelit 2 nëpërmjet një partneriteti me tregtarët e tij, të cilët do të zgjedhin se ku në komunitetet e tyre lokale priza do të kishte më shumë kuptim./ BusinessInsider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0