Tesla do të dorëzojë kamionët e parë “Semi” në 1 dhjetor për Pepsi - Business Magazine Albania

Tesla do të dorëzojë kamionët e parë “Semi” në 1 dhjetor për Pepsi

Tesla ka filluar prodhimin e kamionit të saj të shumëpritur “Semi” dhe planifikon që dërgesat e para t’ia dorëzojë Pepsi-t deri më 1 dhjetor, sipas një postimi në Twitter nga CEO, Elon Musk. Kompania e pijeve joalkoolike ka porositur 100 nga automjetet e transportit elektrik në dhjetor 2017, vetëm një muaj pasi ishte shpallur prodhimi.

Tesla premton se kamionët “Semi” mund të përshpejtojë nga 0 në 60 mph në 20 sekonda edhe kur është “plotësisht i ngarkuar” dhe të mbajë “shpejtësi të nivelit të autostradës, madje edhe në shkallë të pjerrët”. Ai gjithashtu premton se do të mund të rikarikoni për 30 minuta deri në 70 për qind të kapacitetit të tij (300 ose 500 milje). Musk thotë se, “është super argëtuese për ta drejtuar”.

Lexo edhe: Gjigandi i mjeteve me qera do të blejë 175 mijë makina elektrike nga General Motors

Para vitit 2022, lajmet për Semin ishin relativisht të pakëta. Më pas, në maj, Tesla filloi të pranonte rezervime dhe të pranonte parapagesa prej 20,000 dollarësh. Në gusht, Musk tha se versioni i kamionit me një distancë prej 500 milje do të fillonte të dërgohej këtë vit. Rezervimet u mbyllën në gusht.

The Verge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0