Temperatura më e lartë në Tokë u regjistrua në Luginën e Vdekjes

Temperatura më e lartë në Tokë u regjistrua në Luginën e Vdekjes

Luginën e Vdekjes

Temperatura më e lartë në Tokë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku termometri ka shënuar 54.4 gradë celcius.

Regjistrimi i kësaj temperature të lartë në parkun kombëtar “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni, po verifikohet nga Shërbimi Kombëtar i Motit. Deri tani, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë ka qënë 54 gradë celcius, përsëri në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, në vitin 2013.

Lexoni: NASA gjen mënyrën si të mposhtim koronavirusin, ja pajisja që na vjen në ndihmë

Bregu perëndimor i SHBA-së është goditur nga një valë të nxehti, që pritet të rritet edhe më shumë gjatë javës.

Gati 60 milion njerëz në SHBA, nga Arizona deri në kufirin SHBA-Kanada, janë nën këshillim të vazhdueshëm përsa i përket motit të nxehtë këtë javë, tha meteorologu i CNN, Tyler Mauldin. Nxehtësia është rezultat i presionit të lartë që është vendosur mbi pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0