Televizioni iranian hakerohet live nga protestuesit - Business Magazine Albania

Televizioni iranian hakerohet live nga protestuesit

Televizioni shtetëror i Iranit u hakerua teksa ishte në transmetim live me një buletin lajmesh. Transmetimi u ndërpre për pak sekonda në shenjë proteste kundër liderit të vendit.
Një maskë u shfaq në ekran, e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei me flakë rreth tij. U shfaqën fotot e Mahsa Amini dhe tre grave të tjera të vrarë në protestat e fundit.

Një nga titrat shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni”, ndërsa një tjetër thoshte “gjaku i të rinjve tanë po ju pikon nga putrat”. Grupi që ndërmori këtë hap e quan veten “Adalat Ali”, ose Drejtësia e Aliut. Ngjarja vjen pasi të paktën tre persona u qëlluan për vdekje, kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë. Trazirat kanë shpërthyer në vend pas vdekjes së  Mahsa Amini e cila u burgos sepse nuk kishte veshur sic duhet hixhabin. Vdekja e saj ka shkaktuar një valë të paprecedentë protestash  jo vetën në qytetet iraniane, por edhe në shumë shtete të botës. bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0