Teleskopi i NASA “mahnit” me foton e Universit si asnjëherë më parë - Business Magazine Albania

Teleskopi i NASA “mahnit” me foton e Universit si asnjëherë më parë

Fotografia  e parë me ngjyrë të plota nga  teleskopi i ri hapësinor James Webb nuk zhgënjeu. Imazhi, i cili u zbulua nga presidenti Joe Biden,  është pamja më e detajuar me rreze infra të kuqe e Universit deri më sot, që përmban dritën nga galaktikat që u deshën shumë miliarda vjet për të arritur tek ne.

“Këto imazhe do t’i kujtojnë botës se Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha dhe do t’i kujtojnë popullit amerikan – veçanërisht fëmijëve tanë – se nuk ka asgjë përtej kapacitetit tonë,” vuri në dukje Presidenti Biden.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha se pjesa e dukshme e universit për njerëzit është si të mbash një grimcë rërë në të gjithë gjatësinë e dorës.

“Drita udhëton me 186,000 milje në sekondë, dhe ajo dritë që po shihni në një nga ato njolla të vogla ka udhëtuar për më shumë se 13 miliardë vjet. Ka një gjë tjetër që do të gjeni me këtë teleskop. Për të qenë të saktë, do të shihni nëse janë apo jo planetë – do të arrijmë të përcaktojmë nëse ata planetë janë të banueshëm. Ne do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi pyetjeve që ende nuk i kemi formuluar. Kjo është ajo që po ndodh.”

Lexo edhe: A ka gjetur NASA një univers paralel ‘ku koha rrjedh prapa’? E vërteta pas titujve!

Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) prej 10 miliardë dollarësh, i nisur më 25 dhjetor të vitit të kaluar, është cilësuar si pasardhësi i teleskopit të famshëm hapësinor Hubble.

Ai do të bëjë të gjitha llojet e vëzhgimeve të qiellit, por ka dy qëllime kryesore. Njëra është të bëjë fotografi të yjeve të parë që shkëlqenin në Univers më shumë se 13.5 miliardë vjet më parë; tjetra është të hetohen planetët e largët për të parë nëse mund të jenë të banueshëm.

Imazhi i zbuluar përpara Presidentit Biden tregoi aftësitë e Webb për të ndjekur të parën nga këto objektiva.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve.”
— Helen Keller
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0