Teleskopi hapësinor James Webb “mahnit” me zbulimet. Identifikohen galaktika të reja - Business Magazine Albania

Teleskopi hapësinor James Webb “mahnit” me zbulimet. Identifikohen galaktika të reja

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s vijon të zbulojë galaktika që kanë madhësi shumë të mëdha për t’u konsideruar “normale.”

Sipas shkencëtarëve, gjashtë nga këto grupime yjore janë shumë masive për të qenë në “moshën” në të cilën sugjerojnë të dhënat që të jenë. Më konkretisht, mes 500 dhe 700 milionë vjeçare.

Kjo do të thotë se ose të dhënat janë analizuar në mënyrë jo korrekte, ose mbetet ende diçka shumë thelbësore për t’u mësuar rreth mënyrës sesi galaktikat u formuan pas Big Bang-ut.

“Nëse këto të dhëna janë të sakta, atëherë do të thotë se jemi në territor të paeksploruar,” tha autori i studimit, Dr. Mike Boylan-Kolchin nga Universiteti i Texas-it në Austin.

Një teori është që universi është zgjeruar shumë më shpejt pas Big Bang-ut, nga sa është menduar deri më tani.

Kujtojmë se teleskopi hapësinor i NASA-s 10 miliardë dollarësh, që dërgoi në Tokë imazhet e para zyrtare në korrik të vitit të shkuar, është krijuar që të zbulojë dritën nga yjet dhe galaktikat më të hershme të universit. / Space 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0