Telefoni me dy ekrane i Microsoft-it do të shitet në shtator

Telefoni me dy ekrane i Microsoft-it do të shitet në shtator

Microsoft

Kompania “Microsoft” njoftoi se telefoni i saj inteligjent me dy ekrane do të shitet për 1399 dollarë duke filluar nga 10 shtatori, shkruan Tech Crunch. Sipërfaqja e tij do të mbyllet si faqet e një libri. Ekranet janë të ndara nga njëra-tjetra, por të sinkronizuara për të punuar bashkë.

Në një konferencë për shtyp teksa njoftuan lajmin lidhur me “Surface Duo”, telefonin me ekran të dyfishtë, drejtuesit e “Microsoft-it” e reklamuan telefonin si një mjet për të garantuar më shumë produktivitet, të ngjashëm me rastet kur kompanitë përdorin dy ekrane kompjuterash. Ata morën si shembull aplikacionin “Teams”, njëri nga ekranet mund të shërbejë për bisedën video ndërsa ekrani tjetër tregon mesazhet e shkruara.

Lexoni: Programi i akselerimit “Ringrihu më i fortë” përfundoi me sukses fazën e parë

Në aplikacionin e “Microsoft-it” që përdoret për emailet “Outlook”, telefoni inteligjent i krijon mundësinë përdoruesit të lexojë ose t’i përgjigjet emaileve.

Nuk po përpiqem të rishpik telefonin“, u tha gazetarëve Panos Panay, shefi ekzekutiv i produkteve të “Microsoft-it”. “Por besoj se kjo është një mënyrë më e mirë për t’i bërë gjërat“.

Ekrani i dyfishtë u mundëson përdoruesve të lidhen me aplikacione që nuk janë të “Microsoft-it”, siç është Twitter dhe Instagrami. Telefoni nuk do të ketë lidhje me rrjetin 5G dhe do të shitet fillimisht vetëm në Shtetet e Bashkuara. Kompania “Microsoft” nuk dha ndonjë afat kohor se kur telefoni inteligjent me dy ekrane do të shitet edhe në vende të tjera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0