Tekstet e harruara në Microsoft Office mund t'i rekuperoni - Business Magazine Albania

Tekstet e harruara në Microsoft Office mund t’i rekuperoni

Microsoft-Word

Kur mbyllni një dokument të Office dhe nuk e keni ruajtur, mos e nisni nga e para.

Ka një formë të lehtë që ta ktheni dokumentin, duke përdorur një mjet rikuperimi, integruar në aplikacionin e Office që po përdorni.

Kur punoni në një dokument në Word, Excel ose aplikacion tjetër të Office, dokumenti nuk ruhet vetëm kur e klikoni butonin “Save”. Aplikacioni ka të dhënat e dokumentit që ruhen në dosjen AppData të llogarisë  të përdoruesit. Kjo dosje, e cila zakonisht nuk shihet nga shumica e përdoruesve, i ruan të dhënat nga disa aplikacione të Windows për llogarinë tuaj të përdoruesit.

Shpesh, një dokument i Office i mbyllur së fundi mund të gjendet aty. Ka dy mënyra kryesore për ta gjetur. Mënyra e parë është më e lehta dhe më e drejtpërdrejta, pasi ju dërgon direkt tek dosja, e cila e përmban dokumentin e humbur.

Për ta gjetur atë, hapni aplikacionin që keni mbyllur, kliko “File”,  pastaj zgjidh opsionin “Info”. Më tej, kliko tek “Manage Document” dhe me pas “Recover Unsaved Documents”. Këtu mund ta gjeni dokumentin që e keni mbyllur pa e ruajtur, zgjidheni atë dokument dhe klikoni  “Save As”. Kështu siguroheni që nuk do ta humbisni atë.

Një mënyrë tjetër më e avancuar, ju jep po ashtu këtë rezultat. Prek Windows+R për të hapur dritaren “Run”. Shkruaj  “%appdata%” dhe përdore atë për ta hapur dosjen. Nga këtu ndiqni  “shtegun” drejt dosjes së aplikacionit tuaj. Kjo është dosja në të cilën metoda e parë iu dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aty mund ta shihni dokumentin tuaj të humbur. Përsëri, duhet ta hapni dhe ta ruani.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0