Teknologjia dhe talentet e reja, elemente kryesore për një ekonomi digjitale të qëndrueshme - Business Magazine Albania

Teknologjia dhe talentet e reja, elemente kryesore për një ekonomi digjitale të qëndrueshme

Teknologjia dhe talentet e reja

Huawei po rrit aftësitë teknologjike të bizneseve dhe po ushqen gjeneratën e ardhshme të talenteve për të hapur më shumë shtigje drejt tranformimit digjital. Gjiganti i teknologjisë digjitale këmbëngul që nga përparimi teknologjik duhet të përfitojnë të gjithë, pavarësisht nga raca, gjinia apo statusi ekonomik. Pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia Covid 19, Huawei i ka ndihmuar të gjitha shtetet të qëndrojnë në ballë të botës digjitale.

Huawei, partneri kryesor për transformimin digjital të bizneseve 

Kur bëhet fjalë për transformimin digjital, Huawei është i përkushtuar të jetë partneri më i mirë për bizneset lokale, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe bizneset fillestare. Përveç ofrimit të zgjidhjeve dhe shërbimeve të integruara të TIK-ut për klientët e saj, Huawei ofron gjithashtu shërbime cloud të qëndrueshme, të besueshme dhe të sigurta për t’i ndihmuar bizneset lokale të bëhen digjitale dhe globale.

Në epokën e sotme digjitale, siguria dhe besimi janë thelbësore. Huawei ka qenë gjithmonë i përkushtuar në ndërtimin e produkteve dhe shërbimeve digjitale të sigurta dhe të besueshme. Kompania i është bashkuar Programit të Partneritetit të Sigurisë Kibernetike të CSA si një përkrahës për të ndihmuar bizneset, organizatat dhe ndërmarrjet të forcojnë pozicionin e tyre të sigurisë kibernetike.

Kultivimi i talenteve vendase nxit zhvillimin e teknologjisë

Në çdo organizatë, talenti është një shtyllë e rëndësishme e suksesit. Huawei e njeh rëndësinë e zhvillimit të talenteve. Kompania është përkushtuar të ushqejë gjeneratën e ardhshme të talenteve digjitale përmes programeve të ndryshme si Programi “Seeds for the Future” dhe “Akademia e TIK-ut”. Ajo gjithashtu ofron trajnime në vendin e punës, kurse të specializuara për të sapodiplomuarit,  si dhe për talentet në mes të karrierës.

Për Huawei gratë janë po aq të afta për të nxitur novacionin e teknologjisë dhe i vlerësojnë punonjëset femra. Ato kanë luajtur një rol unik dhe kanë dhënë kontribute të rëndësishme për kompaninë.

Lexo: Ja se si inteligjenca artificiale mund të kthehet në mjetin perfekt për të eksploruar universin

Bashkëpunimi me industrinë dhe ekosistemin lokal për një të ardhme të qëndrueshme

Për të trajtuar sfidën e ndryshimeve klimatike globalisht, Huawei po ndërmerr veprime të rëndësishme për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme. Duke përdorur teknologjitë digjitale dhe teknologjitë e elektronikës së energjisë, Huawei është  përkushtuar të ndihmojë njerëzit dhe industritë të përfitojnë nga energjia e pastër diellore, duke përshpejtuar kalimin drejt energjisë së rinovueshme.

Huawei ka besuar gjithmonë se puna me industrinë dhe ekosistemin lokal është mënyra më e mirë për të arritur objektivat e përbashkëta. Ndërsa vazhdon t’i kundërvihet sfidave të paraqitura nga Covid-19, kompania po sheh përpara me shpresë dhe besim, për të shtyrë kufijtë e novacionit, për ta bërë botën më digjitale dhe më të qëndrueshme.

Huawei ka luajtur gjithmonë një rol udhëheqës në qëndrueshmëri – si për mjedisin ashtu edhe për përfshirjen digjitale. Megjithatë, të gjithë duhet të përfshihen – qeveritë, bizneset, investitorët, qytetet, rajonet, madje edhe ne si individë mund të ndihmojmë në ndërtimin e një bote më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0