Të zbukurosh biznesin që të ketë sukses. Rafaela Rica Mbështetet nga BERZH 

 Të zbukurosh biznesin që të ketë sukses. Rafaela Rica Mbështetet nga BERZH 


 

Rafaela Rica është sipërmarrësja e mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të rritur vizibilitetin e biznesit të saj në treg dhe për të zgjeruar portofolin e klientëve të saj.

Një grua në biznes me përvojë të gjatë në marrëdhëniet me publikun, Rafaela Rica krijoi Iceberg Communication në 1999, e cila u zgjerua nga një kompani organizimi eventesh në një agjensi komunikimi, duke përfshirë shërbime siç janë tregtimi i dekoreve, dekore për qytetet për festa si Krishtlindjet, Festat Kombëtare, etj.

Seksioni i BERZH, me fokus gruan dhe biznesin e vogël bën të ditur se, “duke qënë se kompania filloi të fokusohej në shërbimet dekoruese, ishte shumë e rëndësishme të rritej vizibiliteti për këtë shërbim të ri tek klientët. Me financim të Italisë, ne lidhëm Rafaelën me një konsulent lokal, i cili ndihmoi kompaninë të zhvillonte një strategji të re marketingu dhe të risktrukturonte operacionet e saj të biznesit, të rrisë vizibilitetin në treg dhe të tërheqë klientë të rinj, duke përfshirë biznese të mëdha siç janë Deloitte Albania, Statkraft, ndër të tjerë”.

Ajo plotësoi Business Lens  www.ebrdwomeninbusiness.com, një instrument online pa pagesë me të cilën mund të analizosh vetë biznesin: “Business Lens është një instrument i rëndësishëm në mënyrë që të diagnostikoni operacionet e biznesit tuaj dhe të kuptoni nevojat dhe mundësitë e kompanisë. Unë e rekomandoj fort që Business Lens të përdoret dhe nga gratë e tjera në biznes!” thotë Rafaela.

Për të mësuar më shumë se si BERZH mund t’i ndihmojë gratë të arrijnë objektivat e tyre mund të infomoheni këtu:

www.ebrdwomeninbusiness.com
www.ebrd.com/knowhow

#womeninbusiness #EBRD

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0