Të shpëtosh planetin apo të investosh për fitim

Të shpëtosh planetin apo të investosh për fitim


 

Çfarë përfitojnë kompanitë apo sektorët nga ndryshimet klimatike?

Mendojmë se po pyesni për investimet në kompani me përgjegjësi të lartë sociale, çfarë është bërë popullor vitet e fundit. Ndërsa shumë njerëz kanë rritur shqetësimin për ndryshimet klimatike, disa investitorë po vlerësojnë mundësitë e investimit në kompani që pastrojnë planetin.

“Sot njerëzit e drejtojnë portofolin e tyre të investimet drejt përfitimeve personale. Lidhet me ndjesinë e mirë për atë çfarë po investojnë”, thotë Mike Dowdall, strateg investimesh. Ai thekson se, shumë kompani po mendojnë për përfitimet shoqërore.

Tesla (TSLA) është një kompani e njohur që po orientohet drejt një sjellje konsumatore më miqësore me mjedisin.

Bashkë me mjetet e saj elektronike, kompania e Elon Musk zotëron gjithashtu edhe prodhuesin e energjisë SolarCity.

Ka ndërkohë një sërë fondesh ndërkombëtare që janë fokusuar në kompanitë e gjelbra, si iShares Global Clean Energy ETF (ICLN), ALPS Clean Energy ETF (ACES), Invesco Solar ETF(TAN) and VanEck Vectors Global Alternative Energy ETF (GEX).

Shumë nga këto fonde kanë investuar edhe te Tesla ashtu si edhe te kompani të tjera “të mira” për ambientin. Por, ashtu si në çdo investim, ju duhet të siguroni që themelet e kompanisë të jenë solide para se të blihen aksione aty. A janë duke u rritur fitimet dhe shitjet? A ka kompania mjaftueshëm të ardhura kesh dhe pak borxhe? Investitorët sugjerohet të mos hedhin para me sy mbyllur. Sipërmarrësit këshillohet të mos vënë baste në kompanitë me përgjegjësi sociale. Përqëndrimi i investimeve vetëm në ndryshimet klimatike mund të jetë i dëmshëm.

Tregu i prodhimit alternativ të energjisë ka nivelin e tij të lartë të rrezikut. SunEdison dhe Solyndra falimentuan.

Një portofol i diversifikuar investimesh, mund të ulë rrezikun e falimentit thonë ekspertët.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0