Te shikosh pertej murit fale Wi-Fi (VIDEO) - Business Magazine Albania

Te shikosh pertej murit fale Wi-Fi (VIDEO)


Te shohesh pertej murit nuk eshte me vetem fantashkence. Ose pothuajse. Duke perfituar nga sinjali Wi-Fi, dy hulumtues nga Universiteti College London kane treguar sesi eshte e mundur te shohesh pertej mureve levizjen e objekteve.

Ose me sakte te personave. Si ne rastin e radareve ne aeroporte, qe zbulojne ndryshimin e frekuences ne valet e radios kur sulmohen ose goditen nga objekte te tjera ose aeroplane, edhe valet Wi-Fi qe sot jane prezente kudo modifikohen kur hyne ne kontakt me nje pengese.

Duke regjistruar keto ndryshime, Karl Woodbridge dhe Kevin Chetty kane zhvilluar nje metode per te pare se cfare ndodh pas dyerve te mbyllura. Me kusht qe brenda te kete router te ndezur te Wi-Fi. Te gjithe router ne fakt leshojne vale radiosh nga 2,4 ne 5 Ghz.

Dy shkencetaret kane ideuar keshtu nje marres, te madh sa nje cante, te pajisur me dy antena qe mund te zbulojne ndryshimet e frekuences se valeve dhe nje kompjuter per te perpunuar te dhenat.

Antena e pare kap sinjalin baze te router dhe e dyta regjistron reflekset e valeve. Keto te dhena dergohen ne kompjuter qe arrin te jape informacione te sakte mbi vendodhjen, levizjen e personave nga ana tjeter e murit.

Frekuenca rritet kur personi afrohet me router dhe zvogelohet kur largohet. Perdorimet e ketij zbulimi jane te panumerta. Perdorimi i saj eshte ideal per spiunazhe dhe strategjite ushtarake, ose pershembull rrembyesit. Por mund te jete nje metode e sakte per te kontrolluar femijet dhe pleqte ne dhomat e shtepise, per te evituar keshtu incidentet e pakendshme.

Modifikimet e metejshme ne fakt, si algoritmet qe reduktojne interferencat, mund ta beje akoma me te ndjeshme duke zbuluar levizjen e kraharorit kur personi merr fryme, ne menyre per te zbuluar edhe personat qe nuk levizin, te shtrire ose qe rrine ulur.

Nuk eshte hera e pare qe studiues kerkojne te shfrytezojne valet e radios per te depertuar murin. Ne vitin 2011, studiues ne institutin e teknologjise te Lincoln Laboratory ne Massachusetts kishin ideuar nje sistem bazuar ne analizat e valeve te radios klasike, te afte per te siguruar ne kohe reale nje fluks videosh nga ajo qe vjen pas nje muri me trashesi 20 cm. Por kjo pajisje eshte me e rende, perbehet nga 15 antena dhe amplifikatore sinjalesh, sepse vetem 1% e valeve reflektohet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0