Punëtorët e hekurudhave do të hyjnë sërish në grevë pasi një sindikatë kyçe e transportit tha se kërkesat e saj për rritjen e pagave nuk janë përmbushur.
Sindikata e punëtorëve hekurudhor të Gjermanisë EVG njoftoi të mërkurën se do të mbajë një grevë njëditore të premten në të gjithë vendin.
Greva, e cila do të zgjasë nga ora 03:00 deri në 11:00 , do të prekë rreth 50 kompani, duke përfshirë operatorin kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn.
“Fakti që ne duhet të marrim këtë rrugë veprimi është tërësisht përgjegjësi e menaxhmentit që deri më tani ka refuzuar të negociojë në mënyrë konstruktive”, tha sindikata.
Pse punëtorët gjermanë të transportit janë në grevë?
EVG kërkon një rritje pagash prej 12%, ose një minimum prej 650 € (712 dollarë) në muaj, për 230,000 anëtarët e saj në mes të inflacionit në rritje dhe kostos së jetesës.
Lexo edhe: Gjermania nën presion, Industria automobilistike pëson goditje.
Deutsche Bahn ka ofruar një rritje të pagës prej 5%, së bashku me një pagesë të njëhershme prej 2,500 €.
Inflacioni në Gjermani ra në 7.4% në mars, nga një kulm prej 8.8% në tetor. EVG tha se një rritje pagash ishte e nevojshme për shkak të “barrës financiare që është rritur ndjeshëm”.
Asnjë tren i vetëm nuk do të lëvizë’
Deutsche Bahn e përshkroi grevën e së premtes si “plotësisht të padobishme dhe të panevojshme”.
Kreu i burimeve njerëzore në Deutsche Bahn, Martin Seiler, akuzoi sindikatat dhe e quajti grevën si një mjet për të konkurruar me një sindikatë tjetër hekurudhore, GDL, duke thënë se ishte thjesht një “fushatë reklamuese për anëtarësim”.
Greva e së premtes vjen përpara një raundi të tretë negociatash dhe EVG shpreson të rrisë presionin në mënyrë specifike mbi Deutsche Bahn.
Në të gjithë Gjermaninë, “Asnjë tren i vetëm nuk do të lëvizë,” tha kryenegociatori i EVG, Cosima Ingenschay. / Deutsche Welle
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto