Të ndryshojmë orbitën e hënës...ose tokës, për të luftuar ndryshimet e klimës - Business Magazine Albania

Të ndryshojmë orbitën e hënës…ose tokës, për të luftuar ndryshimet e klimës

Kongresmeni republikan nga Teksasi, Loui Gohmert, i ka kërkuar zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane të shohin mundësinë e ndryshimit të orbitës së hënës rreth tokës, ose atë të tokës rreth diellit, si një zgjidhje për ndryshimet e klimës. Pyetja e habitshme madje nuk i është drejtuar Nasas apo Pentagonit, por një zyrtareje të shërbimit të pyjeve, në një komision në dhomën e përfaqësuesve.

“E dimë se ka patur shumë aktivitet solar, dhe po pyesja veten nëse ka diçka që shërbimi kombëtar i pyjeve, apo byroja e menaxhimit të tokave mund të bëjë për të ndryshuar kursin e orbitës së hënës apo të orbitës së tokës rreth diellit”, pyeti Gohmert. “Sigurisht që kjo do të kishte pasoja të ndjeshme në klimën tonë”.  Zyrtarja ngriti supet dha u përgjigj: do të më duhet të konsultohem dhe mendohem për këtë. “Nëse gjeni një mënyrë që ju në shërbimin e pyjeve ta bëni këtë ndryshim, do të doja të më informonit”, iu përgjigj kongresmeni.

Edhe pse ai dukej se ishte plotësisht serioz, disa vëzhgues kanë aluduar se Gohmert po tentonte të shprehte një besim se ndryshimi i klimës ishte një fenomen ndryshimesh natyrale në orbitën e trupave qiellor dhe në këtë mënyrë, çdo përpjekje tjetër për të adresuar problemin, do të ishte e kotë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0