Të mësojmë nga historitë e njerëzve të suksesshëm

Të mësojmë nga historitë e njerëzve të suksesshëm

Denis Gafuri

Emisioni “Suksesi është qëllimi yt” është emision inspirues, i cili ka për qëllim motivimin dhe frymëzimin e audiencës, për ata që kanë qëllime para vetes, por nuk gjejnë shembullin dhe modelin e duhur.

Emisioni njihet për:

  • Gjallërinë e bisedës;
  • Lirinë e të shprehurit; dhe
  • Spontanitetin.

Të arrish t’i motivosh njerëzit nënkupton të qenurit i përgjegjshëm dhe i saktë përgjatë transmetimit të fjalimeve dhe mesazheve. Të ftuarit e këtij emisioni janë njerëz SUPER TË SUKSESSHËM, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme, të cilët e ndajnë me ne, historinë e syre të suksesit, rrugëtimin e tyre të zhvillimit personal dhe profesional, qëllimet, sfidat, vështirësitë e shumëçka tjetër.

Të suksesshëm anë e mbanë botës, që sjellin njohuri të reja për të gjithë ne.

Qëndro në hap me kohën dhe i/e motivuar, duke e bërë LIKE dhe SUBSCRIBE, në kanalin e youtube: DENIS GAFURI

Denis Gafuri Sales Training

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0