Të këndoni gjatë momenteve të ngarkuara ka përfitime të shumta mbi shëndetin - Business Magazine Albania

Të këndoni gjatë momenteve të ngarkuara ka përfitime të shumta mbi shëndetin

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Helsinkit ka identifikuar përfitimet e të kënduarit për një spektër të gjerë të popullatës. Këto përfitime duken veçanërisht të rëndësishme për njerëzit me dëmtime në të folur dhe vështirësi në të kuptuarit e të folurit.

Shkenca ka zbuluar se të kënduarit jo vetëm që forcon sistemin e frymëmarrjes, por luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e patologjive të rënda siç është demenca. Në të vërtetë, prej disa vitesh dihet se të kënduarit përmirëson aktivitetin njohës .

Përveç kësaj, favorizon lirimin e endorfinës, hormon që na bënë më pak të ndjeshëm ndaj stimujve që zakonisht gjenerojnë humor negativ. Kësaj i shtohen të dhënat nga një studim i fundit nga Universiteti i Helsinkit, i cili tregon se të kënduarit përmirëson aktivitetin njohës te njerëzit me çrregullime gjuhësore si afazia . Po kështu, ajo vonon plakjen e trurit. Disa kërkime janë duke u zhvilluar për të studiuar lidhjen e mundshme midis të kënduarit dhe parandalimit të sëmundjes Alzheimer. Studimi i Universitetit të Helsinkit u drejtua nga Dr. Teppo Särkämö,  drejtor i projektit PREMUS, një kërkim i gjatë i fokusuar në afazinë. Afazia mund të shkaktohet nga një goditje në tru ose tumor në tru dhe shkakton vështirësi në komunikimin me gojë dhe me shkrim . Kjo sëmundje mund të ndikojë gjithashtu në aftësinë për të kuptuar se çfarë thonë ose shkruajnë të tjerët. Shkencëtarët përfshinë 25 njerëz me afazi dhe kujdestarët e tyre iu kërkua të formonin kore. Duke përdorur terapinë e intonacionit melodik, ata zbuluan se pjesëmarrësit ishin në gjendje të shpreheshin më mirë.

Ata u kërkuan atyre të këndonin atë që donin të shprehnin në vend që ta thonin normalisht dhe u konstatua se ndryshimi i formës shprehëse lehtësonte prodhimin e mesazhit që ata dëshironin të komunikonin. La Mente

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0