Të gjithë modelet e reja të Volvo do të marrin rifreskime software-i, i radhës arrin për 190,000 klientë në 34 tregje - Business Magazine Albania

Të gjithë modelet e reja të Volvo do të marrin rifreskime software-i, i radhës arrin për 190,000 klientë në 34 tregje

modelet e reja të Volvoklientë në 34 tregje

Të gjithë modelet e reja të makinave Volvo kanë tashmë mundësinë për t’u update-uar me versione të reja software OTA, një teknologji kyçe që do të ndihmojë në arritjen e ambicieve të Volvo Cars për të përmirësuar vazhdimisht makinat e klientëve dhe për të çimentuar pozicionin e Volvo Cars si një ndër liderët e industrisë ku vjen puna në rifreskimin e software-it të makinës over-the-air.

Aftësia OTA arrin tashmë në modelet më të reja të XC90, S60 dhe V60, dhe ndjek prezantimin fillestar të teknologjisë në makinat tërësisht elektrike të Volvo Cars. Pronarët e makinave Volvo do të shikojnë se sistemi i tyre infotainment është përmirësuar në versionin më të ri të Android Automotive OS, Android 11 me update-in që ka nisur shpërndarjen gjatë kësaj jave. Ato do të fitojnë akses gjithashtu në kategoritë e reja të aplikacioneve në Google Play, duke përfshirë këtu navigimin, karikimin dhe parkimin që janë të pranishme dhe së shpejti transmetimin e videove, që pritet të vijë më vonë gjatë këtij viti.

Për më tepër, versionin më i ri OTA sjell përmirësime të shërbimeve, duke filluar që nga menaxhimi më i mirë i energjisë përmes kohëmatësit të klimës dhe përmirësimet në funksionalitetin e aplikacioneve për mobile dhe për makinën.

Menaxhimi i energjisë ndihmon në ruajtjen e temperaturave të përshtatshme për baterinë gjatë ditëve në ftohta dhe të nxehta, duke rritur kështu autonominë e makinës. Karikimi është përmirësuar gjithashtu, për shembull duke para-nxehur baterinë, gjë që ul kohën e karikimit. Volvo Car App merr gjithashtu rifreskime më frekuente nga makina mbi përqindjen e karikimit.

Lexo: Volvo Cars, të gjithë drejt makinave elektrike

Update më i ri OTA është i 8-i që ofrohet nga kompania, dhe do të arrijë në më tepër se 190,000 përdorues të makinave Volvo në të gjithë botën.

Prezantimi i kësaj jave shënon gjithashtu debutimin e update-eve në disa tregje të reja në botë, duke përfshirë këtu Indinë, Taivanin dhe Zelandën e Re, pas zgjerimit në Korenë e Jugut, Australi, Tailandë dhe Singapor më herët gjatë këtij viti.

Duke bërë të mundur që të gjithë modelet e Volvo të marrin rifreskime over-the-air, ne bëjmë një progress të rëndësishëm drejt ambicieve tona për të përmirësuar makinat e klientëve tanë çdo ditë.” tha Henrik Green, shefi i produktit në Volvo Cars. “Ky është një moment tepër i rëndësishëm: ne tashmë po update-ojmë të gjithë modelet e makinave tona në pjesën më të madhe të tregjeve, duke sjellë përfitimet e update-ve të vazhdueshme në largësi drejt të gjithë konsumatorëve në rritje.”

Që nga fillimi i vitit të kaluar, Volvo Cars ka ofruar updates OTA në mënyrë të rregullt në pjesën më të madhe të tregjeve të Volvo, dhe kompania pret që volume i makinave që përmirësohen nga këto updates të rritet me çdo publikim të ri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0