Young Women Entrepreneurship Program, themeluar nga Keti Gjipali dhe realizuar me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, pati 100+ aplikime nga vajza dhe gra të qyteteve Shkodër dhe Vlorë dhe 20+ pjesëmarrëse.
Ky program përfshiu mbi 60 orë Trajnim, Mentorim & Networking, nën drejtimin e Keti Gjipali dhe suportin e Jona Rizvanolli dhe Anisa Lloja, Alumni të Programeve të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për më shumë detaje rreth ecurisë së programit mund të ndiqni artikullin paraardhës nga BusinessMag.
Të shtunën që kaloi u mbajt eventi final ‚Pitching Day‘, i cili ishte edhe në kuadër të ‚Global Entrepreneurship Week‘, ku 8 finalistet nga Shkodra dhe Vlora, prezantuan 6 idetë e tyre në ambjentet e Coolab Tirana. Të pranishëm ishin Albana Muçaj, nga Dhoma Ekonomike e Gruas, dhe Albina Haxhijaj, COO e Forcontact Europe, diskutimi me të cilat mundësoi një feedback konstruktiv për secilën nga idetë finaliste. Bizneset e prezantuara ishin nga më të larmishmet:
Romina Mino – Agriculture Parts – Vlorë
Glenda Matlija – Riviera Farm – Shkodër
Helga Sallaku – Globe TIK & Language Education – Shkodër
Bojkena Bani & Blerina Lalaj – Diellza – Vlorë
Marjana Llanaj – Studio Kontabiliteti Llanaj – Vlorë
Ana Lena & Brikena Lena – Passiflora – Vlorë
Finalistet, por edhe pjesëmarrëset e tjera, do të vijojnë të marrin mbështetje nga programi me mentorim dhe lidhje biznesi.
