Të fitosh lotarinë dy herë brenda vitit

Të fitosh lotarinë dy herë brenda vitit

lotari

Mundësitë për të fituar lotarinë një herë në jetë janë të pakta, por fati i këtij njeriu i ka sfiduar mundësitë. Michael Christiansen nga Norfolk, Nebraska, fitoi lotarinë për të dytën herë këtë vit.

Në fillim të këtij muaji, Christianen fitoi 100,000 dollarë pasi bleu një biletë gervishtëse lotarie. Ai i mori paratë më 15 tetor në zyrën e Lotarisë Nebraska në Lincoln. Ishte udhëtimi i tij i dytë në këtë zyrë, pasi ai fitoi 50,000 dollarë nga një biletë gërvishtëse në mars.

Lexoni: Instagram ju jep përdoruesve një mënyrë të re për të bërë para

“Nuk mund ta besoja. Unë nuk mendoja se ishte e vërtetë,” tha Christianen në një njoftim për shtyp. Ai i bleu të dy biletat fituese në Norfolk, ndërsa kur u pyet se çfarë planifikon të bëjë me paratë, Christianen kishte disa ide.

Ai tha se dëshiron të ndërtojë një garazh të ri dhe të heqë ca para mënjanë për pensionin e tij. Christianen tha se vajza e tij ndërroi jetë para pak kohësh dhe ai do të përpiqet të blejë shtëpinë në të cilën ajo jetonte.

Loja 20X The Money u ofron lojtarëve mundësinë për të fituar çmime nga një biletë 10 dollarëshe falas deri në 100,000 dollarë. Shanset për të fituar 100,000 dollarë janë 1 në 80,000, sipas Lotarisë Nebraska.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0