Te ardhurat personale, plotesimi i formularit deri me 30 Prill - Business Magazine Albania

Te ardhurat personale, plotesimi i formularit deri me 30 Prill


Brenda dates 30 prill, te gjithe qytetaret te cilet kane te ardhura mbi 2 milione leke duhet te plotesojne deklaraten individuale vjetore. Plotesimi i deklarates behet vetem ne forme elektronike dhe individet rezidente ne Republiken e Shqiperise qe realizojne te ardhura personale mbi 2 milion leke ne vit dhe personat jo-rezidente (individe te huaj) qe realizojne te ardhura me burim ne Republiken e Shqiperise mbi 2 milione leke ne vit.

Aktualisht nuk ka nje shifer te sakte se sa eshte numri i personave qe kane plotesuar formularet prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve pasi sistemi eshte ne perditesim. Ky proces ka nisur rreth tre vite me pare dhe ata qe deklarojne jane kryesisht punonjes te larte te administrates shteterore. Deklarata individuale vjetore e te ardhurave, permban nje sere te dhenash dhe kategorish qe duhet te plotesohen brenda formularit perkates te saj. Te gjithe ata qe kane te ardhura mbi 2 milione leke duhet te plotesojne formularin dhe ta dorezojne ate prane tatimeve.

Formulari eshte i ndare ne dy pjese. Ne pjesen e pare behet deklarimi individual i personit qe ka krijuar te ardhurat. Ndersa ne pjesen e dyte behet plotesimi me te dhenat shtese te personave nen kujdestarine e deklaruesit. I hartuar nga ekspertet e Ministrise se Financave, ky dokument perfshin para se gjithash, te dhena personale per individin, shoqeruar me pas nga ato qe kane te bejne me punet ku ai eshte perfshire apo aktivitetet e ndryshme, qe i sigurojne atij te ardhura gjate vitit.

Por sipas eksperteve te ekonomise, deklarimi i te ardhurave personale dhe familjare nga ana e qytetareve do te ndihmoje edhe ne uljen e evazionit fiskal. Deklarata personale e te ardhurave te qytetarit eshte nje praktike europiane dhe vendi yne eshte i detyruar t’a zbatoje ate. Por kjo deklarate nuk do te jete pa pasoja. Mbi bazen e saj do te vendosen taksat per çdo familje.

Çfare deklarohet nga nje person si e ardhur personale

Nje qytetar qe deklaron te ardhurat, i raporton shtetit per te gjitha te ardhurat qe i vijne atij gjate nje viti, si nga paga mujore, te ardhurat nga qiraja, shitja e ndonje prone etj. Sipas kategorizimeve, te ardhurat e tatueshme perfshijne te ardhurat bruto nga punesimi; te ardhurat nga aktiviteti i te vetepunesuarve; dividendet; te ardhurat nga qiraja; fitimi nga transaksionet e pasurive te patundshme; interesat nga depozitat ose nga huat e dhena; licencat dhe te drejtat ekskluzive te autorit; donacionet e marra; te ardhurat e realizuara jashte Shqiperise; si dhe te ardhura te tjera.

Nderkaq, per te pasur nje vlere te sakte te pasurise, duhet te behet nje zbritje e te ardhurave per te pare se sa shkon ne vlera reale pasuria e nje qytetari. Ndersa ne shpenzimet e zbritshme perfshihen kontributet e sigurimeve shoqerore dhe sigurimeve shendetesore te mbajtura nga paga, ose te paguara ne forme vullnetare tek Instituti i Sigurimeve Shoqerore Shteterore; kontribute shoqerore te paguara ne skemat private te pensioneve ne perputhje me ligjin respektiv; interesi i paguar per kredi per qellime arsimimi te tatimpaguesit, edhe per femijet e tij ose saj, edhe per njerez te tjere nen kujdestarine e tij ose saj; shpenzime per kujdesin mjekesor te bera per tatimpaguesin, edhe per femijet e tij ose saj, edhe per njerez te tjere nen kujdestarine e tij ose saj per ate shume te pambuluar nga sigurimet shendetesore.

(Gazeta Dita)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0