Tatimet u kërkojnë sipërmarrjeve të turizmit: rrisni deklarimin dhe nuk ju “zëmë derën”

Tatimet u kërkojnë sipërmarrjeve të turizmit: rrisni deklarimin dhe nuk ju “zëmë derën”


Piku i sezonit turistik, po intensifikon takimet e tatimorëve me sipërmarrësit në fushën e turizmit. Në një takim të zhvilluar në Tiranë, ekspertët e Drejtorisë Rajonale Tatimore u treguan sipërmarrësve planin e veprimit për sezonin.

Kërkesa kryesore për biznesin është të përmirësojnë vetëdeklarimin e qarkullimit dhe të pagesës së TVSH-së, për të gjithë muajt e sezonit turistik. Drejtori I drejtorisë së Tiranës, tha se, “tatimpaguesit, të cilët do të reagojnë pozitivisht ndaj ftesës së administratës tatimore që me deklaratën e TVSH-së së periudhës tatimore maj 2018 dhe në vijim gjatë muajve të tjerë të sezonit, nuk do të jenë objekt i kontrolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra”.

Gjatë takimit, biznesi vlerësoi masën e marrë nga qeveria shqiptare për uljen e TVSH-së për strukturat akomoduese nga 20% në 6%.

Kërkesa në fakt, vjen për të gjitha bizneset e turizmit në Shqipëri. Tatimorët e dinë se vera rrit volumin e punës, ndaj vënë theksin të deklarohet edhe vëllimi shtësë i kësaj pune.

Pak ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se, “Të gjithë, tatimpaguesve do t’u krijohet mundësia për të negociuar me përfaqësuesit e drejtorive përkatëse rajonale, në lidhje me kërkesën për të përmirësuar nivelin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve për TVSH-në”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0