Tatimet, me faqe të re web-i, e cila është më funksionale se e para - Business Magazine Albania

Tatimet, me faqe të re web-i, e cila është më funksionale se e para


Me fillimin e vitit 2017, tatimet duket se kanë nisur një ‘erë’ të re të komunikimit me taksapaguesit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka prezantuar së fundmi një faqe tërësisht të re të përshtatur sipas shërbimeve të ofruara. Nga kjo drejtori bëhet e ditur se përmes kësaj faqeje synohet që t’u shërbehet më mirë dhe më shpejt tatimpaguesve.

Individët, sipërmarrësit, por edhe organizatat jofitimprurëse dhe entet publike do të mund të gjejnë informacione utilitare, siç janë afatet për kryerjet e pagesave, sqarime për të gjitha taksat që paguhen informacionet e nevojshme për secilën prej tyre. Gjithashtu gjendet edhe informacion në lidhje me shërbimet që merren nga këto kategori në mënyrë elektronike, për të kursyer sa më shumë kohë.

Në këtë faqe është vendosur edhe një numër i dedikuar ku tatimpaguesit mund të bëjnë denoncimet e tyre për çdo abuzim apo shkelje që konstatojnë.

Së fundmi, tatimet miratuan edhe “Strategjinë për periudhën 2017-2021”, e cila parashikon që në pesë vitet e ardhshme të vijojë përmirësimi i shërbimeve të ofruara ndaj tatimpaguesit, duke u mbështetur në modelin e përmbushjes vullnetare.

Sipas tatimeve do të punohet paralelisht edhe për aplikimin e sistemeve matës të performancës, në të gjithë nivelet dhe për të gjithë funksionet administrative, të cilët do të jenë edhe treguesi për të ndërhyrë në kohë reale në të gjithë komponentët e sistemit.

Që kur erdhi në krye të tatimeve, rreth dy muaj më parë, drejtoresha e re, Vasilika Vjero, ka zgjatur dorën për të bashkëpunuar me tatimpaguesit duke çuar fillimisht inspektorët tatimorë, të cilët do të japin këshilla.

“Administrata tatimore, në vijim të klimës së bashkëpunimit me tatimpaguesit, si dhe me qëllim zbatimin e ligjit nga këta të fundit, dëshiron të theksojë, që do të vijojë një proces të qëndrueshëm të komunikimit me ta”, thuhet në një njoftim të posaçëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Në njoftim thuhet se ky proces i nisur kohë më parë, do të vijojë në mënyrë të përditshme, me prezencën e administratës dhe inspektorëve tatimorë pranë çdo subjekti tregtar, me qëllim, dhënien e udhëzimeve të vazhdueshme në lidhje me përdorimin e kasës për çdo veprim të kryer nga subjektet dhe për procesin e mbylljes së pajisjes fiskale në përfundim të orarit të aktivitetit.

Përmirësimi i performancës në raport me ligjin për detyrimet e tatimpaguesve, është një detyrim i administratës tatimore, ashtu sikundër, ky proces këshillimi, bën me dije këdo të interesuar, se në rast konstatimi aktesh korruptive apo sjelljesh joetike të punonjësve të Administratës Tatimore, të njoftojnë në adresën: denoncime@tatime.gov.al ose të telefonojë në numrin jeshil pa pagesë 0800 14 14.

Tatimet kanë nisur ndërkohë dhe kontrollet mbi bazë risku në bazë të të cilës do të identifikojnë subjektet potenciale që kryejnë evazion, ndërsa bizneseve u është dhënë mundësia të vetëkorrigjohen.

burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0