Tatimet: Bizneset debitore të paguajnë me këste

Tatimet: Bizneset debitore të paguajnë me këste


Përfundimi i afatit për fshirje të pjesshme të detyrimeve nuk i ka shuar shanset për kompanitë që e mbyllën vitin me borxhe tek tatimet. Drejtoria e Tatimeve njofton se po aplikon pagesën me këste të borxheve për kompanitë.  

Për të gjithë tatimpaguesit, të cilët deri në datën 31.12.2017, rezultojnë me detyrime tatimore të papagura që përbëjnë shkak për marrjen e masave shtrënguese nga administrata tatimore dhe të cilët nga ushtrimi i aktivitetit të biznesit ndeshen përkohësisht me një situatë të keqe financiare rikujtojmë se ligji ju jep të drejtën për të paguar me këste një detyrim tatimor të papaguar.

Për këtë ata duhet t’i drejtohen me shkrim Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksion të të cilës ata janë të regjistruar dhe në këtë kërkesë duhet të shpjegohen të gjitha rrethanat dhe arsyet se përse kërkoni të lidhni një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore.

Lexoni: Një në pesë biznese kryen shkelje. Tatimet mbyllin 570 biznese në tre muaj

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore, brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, duhet t’ju kthejë përgjigje nëse kërkesa pranohet apo refuzohet. Nëse kërkesa juaj, është e pa argumentuar dhe e pa justifikuar nga rrethanat, ajo mund të refuzohet ose mund t’ju kërkohet garanci bankare përpara se të hyni në një marrëveshje të tillë.

Në rast se kërkesa aprovohet, hartohet një marrëveshje me shkrim, e cila nënshkruhet nga drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore dhe nga ana juaj.

Nënshkrimi i marrëveshjes për pagesës me këste të detyrimeve tatimore të papaguara, e detyrojnë administratën tatimore që gjatë periudhës për të cilën është rënë dakord për pagesën me këste të detyrimeve tatimore të papaguara, të mos ndjekë ndaj jush masat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, por për përmbushjen e saj, ju keni detyrim ligjor të paguani detyrimet sipas marrëveshjes dhe detyrimet e periudhave vijuese.

Nënshkrimi i një marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatvonesave për mos pagesë në afat të detyrimit tatimor.

Marrëveshja e pagesës me këste mund të zgjidhet nga administrata tatimore, në momentin më të parë që konstatohet se ju nuk e respektoni atë, lidhur me korrektësinë e pagesave si dhe kur nuk paguani detyrimet tatimore që lindin gjatë periudhës së mbuluar nga marrëveshja.

Në këtë rast, jeni të detyruar të paguani të gjitha detyrimet tatimore të papaguara, që mbulohen nga kjo marrëveshje, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit të zgjidhjes së marrëveshjes. Nëse këto detyrime nuk paguhen, administrata tatimore mbledh detyrimet në përputhje me dispozitat ligjore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0