Tashmë aty ku je ulur me celularin në dorë, mund të bësh shopping online si në një Qendër Tregtare - Business Magazine Albania

Tashmë aty ku je ulur me celularin në dorë, mund të bësh shopping online si në një Qendër Tregtare

shopping online

Risia më e re që ofron tregu vendas, është EasyAlbania. Një marketplace i krijuar me premtimin se do na e bëjë jetën më të thjeshtë.

Në format web si dhe i disponueshëm si aplikacion, EasyAlbania u lançua në fund të tetorit me rreth 130 biznese që krijuan dyqanin e tyre në këtë marketplace virtual.

Produkte të shumëllojshme si, veshje për çdo moshë dhe gjini, këpucë, atlete, kozmetikë dhe produkte parafarmaceutike, por gjithashtu dhe produkte arredimi, elektroshtëpiakesh, teknologjike etj., gjenden me një klik dhe garantojnë të vijnë në derën tonë në kohë rekord: në Tiranë brenda ditës dhe në rrethe brenda 48 orëve.

 

Por, shërbimet dhe veçantitë e kësaj platforme nuk përfundojnë këtu. EasyAlbania ofron shërbime të cilat deri dje i kishim shumë të vështira t`i gjenim dhe aksesonim. Shërbime të tilla si elektricistë, hidraulikë, bojaxhi, shtrues pllakash etj. Nëse deri tani, për t`i gjetur pyesnim të njohur, të afërm etj., dhe po të kishim fat gjenim një të disponueshëm, tashmë me një klik nga EasyAlbania ne mund të kemi shërbimet profesionale për të cilat kemi nevojë.
Në komunikimet e kompanisë, EasyAlbania bën me dije se në mënyrë që eksperienca e konsumatorit online të jetë e patëmetë, stafi sigurohet që ta asistojë blerësin në cdo hap. Duke u kujdesur që të gjejë atë që po kërkon apo që të qartësohet për pyetje të ndryshme. Por, si ndodh kjo?

Lexo: Pasi u ndalova nga Google dhe Facebook, mësova pse çdo dyqan e-commerce duhet të përqëndrohet në SEO

Klienti asistohet në çdo hap të tij online përmes stafit të EasyCall që është i disponueshëm në chat ose përmes telefonit. Për çdo paqartësi, pyetje apo dyshim që mund të hasë, klienti merr përgjigje në kohë reale. Pasi është kryer porosia, EasyCall sigurohet që biznesi e ka në stok porosinë dhe EasyCourier shkon për ta marrë nga biznesi dhe për t’ia dorëzuar klientit. EasyCall sigurohet që klienti e ka marrë porosinë dhe është sipas pritshmërive të tij.

Kjo është diferenca që po krijon kjo platformë në Shqipëri. Në rast se deri tani konsumatori shqiptar mendohej 2 herë para se të ndërmerrte një blerje të porositur virtualisht, EasyAlbania ka ngritur një infrastrukturë të tillë që të sigurojë blerësin për një ekperiencë blerjeje të sigurt dhe të patëmetë.

Nëse e bëni download si aplikacion, do përfitoni dhurata dhe oferta extra. Për iOS e gjeni këtu dhe për Android, këtu.

Një risi e domosdoshme për tregun shqiptar që do na e bëjë jetën të lehtë të gjithëve ne.

EasyAlbania, EasyBuy, EasyGet!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0