Tare: Via Egnatia një mundësi e madhe e zhvillimit ekonomik në zonat rurale

Tare: Via Egnatia një mundësi e madhe e zhvillimit ekonomik në zonat rurale


Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare prezantoi të martën para investitorëve italianë projektin e Via Egnatia, përmes së cilit, kjo rrugë e lashtë e ndërtuar rreth 2 mijë vite më parë synohet të kthehet në një destinacion turistik, çka do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të zonës.

Prezantimi i projektit u bë në Hotel “Tirana International” në kuadër të hapjes së panairit Expo Sud Italia, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo si dhe Drejtoresha e ICE në Tiranë, Gabriella Lombardi.

Përmes Expo Sud Italia 2016, synohet të tërhiqet vëmendja në Itali dhe Shqipëri mbi projektin më të fundit turistik të qeverisë shqiptare për të përfshirë Rrugën Egnatia ndër itineraret turistike parësore të vendit dhe për këtë qëllim nisma tregtare është shtrirë edhe në qytetet e Durrësit dhe Elbasanit, të cilat ndodhen në kilometrat e para të arteries së rëndësishme të periudhës romake që lidhte Romën me Bizantin.

Tre qytetet pranë të cilave zhvillohet promovimi, Tiranë, Durrës, Elbasan prekin rrugën e lashtë Egnatia. Kjo synon ofrimin e një mbështetjeje ideale për vëmendjen e qeverisë shqiptare për të përfshirë arterien e rëndësishme të periudhës romake në pikat turistike prioritare dhe ta rigjallërojë me projekte të bashkërenduara nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

tare 3Për këtë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, tha se Via Egnatia është një rrugë e cila u ndërtua mbi 2 mijë vite më parë nga ushtritë romake. Përveçse një rrugë ushtarake ka qënë edhe një rrugë tregtare. “Roma zhvilloi tregtinë në Ballkan e më gjerë nëpërmjet rrugës Egnatia, por edhe politika e diplomacia u zhvilluan edhe në këtë rrugë. Edhe prezenca e ambasadorit Cutillo është domethënës, sepse shumë ambasadorë kanë ecur në rrugën Egnatia për të bërë bisedimet diplomatike”, tha Tare.

Tare prezantoi projekt-idenë e Via Egnatia duke synuar që të tërhiqen sa shumë turistë shqiptarë por edhe të huaj. Në projektin e paraqitur synohet të vendosen tabela që tregojnë historinë e kësaj rruge, por edhe monumente historike. Via Egnatia është një intinerar i ndjekur nga një sërë figurash historike si Pompei, Cezari apo apostulli Shën Pali. Aktualisht kjo rrugë është e aksesueshme me GPS.

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo deklaroi të martën se Shqipëria dhe Italia kanë mundësi të reja bashkëpunimi. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Tiranë, në kuadër të hapjes së panairit Expo Sud Italia, Cutillo theksoi se pavarësisht nivelit të lartë të bashkëpunimit, ka ende hapësira për bashkëpunim dypalësh.

Drejtoresha e ICE në Tiranë, Gabriella Lombardi tha se nisma Expo Sud Italia organizohet nga Agjencia ICE në Tiranë, për tu ofruar kompanive pjesëmarrëse kontakte të reja me operatorët ekonomike si dhe forcimin e raporteve të bashkëpunimit.

Synimi kryesor është fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike-tregtare midis Italisë dhe Shqipërisë, tha Lombardi, ndërsa vuri në dukje se risia për këtë vit ka të bëjë me pjesëmarrjen e Kosovës në këtë ngjarje dhe për herë të parë Italia promovon në rrjetet e ndryshme tregtare kosovare produktet “Made in Italy”.

“Nisma në mbështetje të Rajoneve të Konvergjencës (Calabria, Campania, Puglia, Sicilia) synon jo vetëm të favorizojë ndërkombëtarizimin e NVM dhe promovimin e imazhit të produktit italian në botë, por dhe të krijojë e forcojë raportet e reja tregtare ndërmjet dy vendeve “, tha Lombardi.

Nisma “Expo Sud Italia 2016

Në datat 3-14 shkurt 2015 do të zhvillohet në Tiranë nisma “Expo Sud Italia 2016”, ku 25 firma të përzgjedhura nga Calabria, Campagnia, Puglia dhe Sicilia do të ekspozojnë produktet e tyre në sektorët e veshjeve, aksesorëve, këpucëve, artikujve për shtëpi dhe arredim/design.

Me këtë rast, përmes Expo Sud Italia 2016, synohet të tërhiqet vëmendja në Itali dhe Shqipëri mbi projektin më të fundit turistik të qeverisë shqiptare për të përfshirë Rrugën Egnatia ndër itineraret turistike parësore të vendit dhe për ketë qëllim nisma tregtare është shtrirë edhe në qytetet e Durrësit dhe Elbasanit, të cilat ndodhen në kilometrat e para të arteries së rëndësishme të periudhës romake që lidhte Romën me Bizantin.

Operatorët ekonomikë dhe konsumatorët do të kenë mundësinë të njohin të rejat që kompanitë nga jugu i Italisë paraqesin në sektorët e veshjeve, bizhuterive, artikujve për shtëpi, arredim dhe ndriçim pranë Coin në Tiranë, Flagship Center në Durrës dhe Orti Center në Elbasan.

Italia ka një rol mjaft të rëndësishëm në realitetin ekonomik shqiptar duke u renditur si partneri i parë tregtar me një kuotë prej 37 % dhe një vlerë prej më shumë se 2 miliardë euro në vit. Gjithashtu Italia është investuesi i parë i huaj për nga numri i ndërmarrjeve italiane ose italo-shqiptare në vend. Me qëllim prezantimin e kompanive italiane pjesmarrëse për operatorët e sektorit dhe konsumatorit shqiptarë është botuar një katalog në gjuhën italiane dhe shqipe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0