TAP merr lejen e instalimit në Greqi - Business Magazine Albania

TAP merr lejen e instalimit në Greqi


Gazsjellësi Tarans Adriatic Pipeline ka arritur të sigurojë lejen e instalimit. Lajmi konfirmohet nga Ministria greke e Energjisë dhe Mjedisit. Së bashku me Aktin e Instalimit ( të siguruar në janar të këtij viti), leja bën të mundur që që të nisë aktiviteti i ndërtimit në bazë të parashikimeve.

“Bashkëpunimi më i suksesshëm i deritanishëm me autoritetet greke ka siguruar mbarëvajtjen e projektit sipas të gjitha parashikimeve tona. Konfirmoj se transporti i tubave vazhdon të realizohet drejt destinacioneve Kavala dhe Selanik”, tha Ian Bradshaw, drejtori menaxhues i TAP.

Ndërsa procesi i transportit të tubave në Shqipëri nisi në tremujorin e dytë të vitit. Në total do të realizohen rreth 5,300 udhëtime, që do të ndjekin standardet e larta të sigurisë për të transportuar 13,000 copë tuba.

Parashikohet që kompania do të punësojë rreth 2,000 persona për procesin e ndërtimit të tubacionit dhë të kompresorëve.

Sasia e parë e gazit do të mbërrijë në vitin 2020.

/24-ore.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0