Tani mund të printohet duke përdorur zërat

Tani mund të printohet duke përdorur zërat


Të printosh duke përdorur audion. Është një teknikë inovative e realizuar nga Universiteti Harvard, që shfrytëzon valët zanore për të prodhuar pikat e lëngshme, e pamundur deri tani të printoheshin, që mund të ketë një ndikim të menjëhershëm tek industria farmaceutike si edhe në sektorë të tjerë industrialë.

Procesi është provuar tashmë me materiale të ndryshme, nga mjalti tek qelizat staminale.

Teknika e përshkruar në revistën “Science Advances” mund të hapë rrugën për prodhime të reja biofarmaceutike e kozmetike, por edhe ushqim.

“Duke shfrytëzuar shtytjen akustike, kemi zhvilluar teknologjinë që lejon printimin e materialit me një pikë sipas kërkesës”, tregon Jennifer Lewis, koordinatore e studimit. Pikat e lëngshme prej kohësh përdoren në shumë fusha, që shkojnë nga printimi në letër deri në realizimin e mikrokapsulave për produktet farmaceutike, por shumë lëngje interesante janë të vështira të përdoren për printim për shkak të nivelit të lartë të viskozitetit të tyre.

“Objektivi ynë ishte të eleminohet viskoziteti duke zhvilluar një sistem printimi të pavarur nga kjo pengesë”, thotë Daniele Foresti, autor i parë i studimit.  Për të bërë këtë, kërkuesit kanë përdorur valët akustike. Kanë ndërtuar një zë akustik që mund të gjenerojë një fushë akustike shumë të përqëndruar, që siguron një fuqi shtytëse 100 herë më të lartë se forca normale e gravitetit në printer.

Kjo forcë e kontrollueshme tërheq çdo pikë të tepërt. Sa më e madhe gjerësia e valëve zanore, aq më të vogla janë pikat, pavarësisht llojit të lëngut. “Ideja është të sigurohet një fushë akustike që shmang pikat e vogla të tepërta”, thotë Foresti.

/IlSole24ore.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0