Tamponët për koronavirus do të kryhen edhe në laboratorë privatë

Tamponët për koronavirus do të kryhen edhe në laboratorë privatë

Tamponët

Pas vendimit për testet serologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që edhe tamponët për koronavirus mund të kryhen në laboratorët privatë.

Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur. Sipas vendimit, testet do të regjistrohen pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

Lexoni: E-transport: Së shpejti, biletat do të priten online

Në kryerjen e analizave molekulare, vetëm për arsye administrative strukturat jopublike do të raportojnë mbi baza 24 orëshe testimet e kryera. Laboratori jopublik ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet pozitive, Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët jopublik dhe do të referojë për hetim epidemiologjik rastin e konfirmuar.

“Saktësojmë se, kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurmimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë, nëpërmjet referimit nga numri unik 127 dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor”, theksohet në njoftim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0