TalkUP në Shkollën Teknike Ekonomike, Tiranë. Dhjetëra të rinj bëhen pjesë e programit - Business Magazine Albania

TalkUP në Shkollën Teknike Ekonomike, Tiranë. Dhjetëra të rinj bëhen pjesë e programit

TalkUP

Programi i Komunikimit “TalkUP”, ka përmbyllur aktivitetin e tij me të rinjtë e Shkollës Teknike Ekonomike në Tiranë. Trajnimi, i zhvilluar nga Qendra “Kallz” me mbështetjen e “Aftësi për Punë”, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i zbatuar në Shqipëri nga Swisscontact, ka përfshirë dhjetëra të rinj.

Në 6 javë, nxënësit mësuan, luajtën dhe reflektuan rreth një prej aftësive më të rëndësishme, atë të komunikimit.

Të rinj mësuan rreth vlerave që mbart komunikimi dhe mundësive që hap një komunikim i kujdesshëm. Nxënësit u bënë pjesë e ndërveprimit, reflektimit, lojërave zhvilluese dhe komunikimit me një prej sipërmarrësve të ftuar. Në fund të trajnimit, ata zhvilluan një takim të hapur me Uran Derrin, sipërmarrës, kryesisht në fushën e shërbimeve. Përmes pyetjeve të shumta ata mësuan konkretisht prej tij rreth përvojave konkrete të intervistimit, punësimit, madje edhe rasteve të pushimit nga puna për shkak të një komunikimi jo etik të punonjësit me kolegët, si dhe raste konkrete të promovimit kur punonjësi shfaq një etikë të lartë komunikimi dhe sjellje në mjediset e punës.

Lexo: Nicholas Gjokaj, shqiptaro-amerikani që zgjedh tokën e prindërve 

Programi synon të ulë barrierat e komunikimit dhe të rrisë mundësinë e të rinjve për të patur rezultate më të mira në shkollë, në marrëdhëniet shoqërore dhe mbi të gjitha në hapat e tyre të parë në tregun e punës.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0