Talise, modeli i një sipërmarrje transformuese nga qendër wellness në Medical Center&Wellness - Business Magazine Albania

Talise, modeli i një sipërmarrje transformuese nga qendër wellness në Medical Center&Wellness

Elona Leka

Vitet e fundit, shumë sipërmarrje po transformohen, duke iu përshtatur ndryshimeve në treg dhe kërkesave më të larta. Mjafton të fluturoni drejt Italisë, për të kuptuar se në të gjitha linjat ajrore, personat që kanë kryer trajtime dhe kanë marrë shërbime të estetikës mjekësore në Shqipëri janë vërtetë shumë. Ky trend ka nxitur edhe sipërmarrësen ambicioze, Elona Leka, të transformojë biznesin e saj dhe të sjellë Talise Medical Center & Wellness  

Ju drejtoni Talise, ku kemi parë që keni ndërmarrë hapa të rëndësishëm zhvillimi së fundmi. Cilat janë projektet tuaja dhe angazhimet aktuale për zhvillimin e biznesit?

Të drejtosh Talise është njësoj si të drejtosh 5-6 biznese së bashku, për shkak të dinamikës dhe nevojës që ka për t’u përshtatur me nevojat e tregut, me risitë dhe me zhvillimet që janë aq të shpeshta dhe të shpejta njëkohësisht.

Një nga projektet më ambicioze të vëna në jetë është kalimi nga Talise Beauty & Spa në Talise Medical Center & Wellness, duke sjellë kështu një tjetër dimension të Talise, më të kompletuar, duke u bërë një klinikë që ofron të gjithë gamën e plotë të trajtimeve mjekësore, si dhe duke ruajtur cilësinë maksimale të produketeve dhe shërbimeve që ofron. 

 

Talise

 

Si po e menaxhoni planin e zgjerimit në shërbime të specializuara?

Kjo ka qenë një sfidë më vete, sepse tregu në Shqipëri është pa asnjë rregullator dhe realisht ndonjëherë mund të them që nuk njeh limite. Ne i kemi rezistuar kohës duke qenë gjithmonë transparentë dhe të vërtetë me klientin, duke mos cënuar kurrë cilësinë e shërbimit apo produktit që ofrojmë. Falë edhe mjekëve me të cilët kemi zgjedhur të bashkëpunojmë, që janë profesionistë në ato shërbime që kryejnë kemi arritur të kemi stabilitet edhe në sektorin e ri të shërbimeve mjekësore, duke e matur suksesin me pacientë që rikthehen të lumtur.

Cilët janë elementët më të rëndësishëm në sipërmarrje të tilla, teknologjia, specialistët e duhur, apo një kombinim i të gjithave bashkë?

Sot tregu është bërë agresiv, marketohet çdo gjë dhe pak informohet audienca se çfarë duhet realisht të besojnë, ndaj bëhet e pashmangshme që për të pasur sukses duhet të jenë të gjitha hallkat të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Specialistët e duhur, teknologjia dhe cilësia e produkteve që përdoret janë patjetër hallkat më të rëndësishme dhe absolutisht njëri nuk bën dot pa tjetrin.

Si ka ndryshuar kërkesa në fushën e estetikës vitet e fundit?  Nga vjen më së shumti?

Vitet e fundit shohim një rritje në sektorin e shërbimeve mjekësore estetike, trendi është gjithmonë në rritje për, rimodelime, procedura lifting, biostimulues dhe shërbime të tilla që japin rezultate të menjëhershme dhe afatgjatë në kohë.

Mendoj që ky trend vjen nga figurat e ekranit, nga rrjetet sociale ku kalojmë të gjithë një pjesë të mirë të ditës dhe është e pamundur të mos ndikohemi nga ato çfarë na servirin këto platforma.

 

Talise

 

Cilat janë aktualisht sfidat e industrisë?

Sfida më e madhe që shoh aktualisht është padyshim ruajtja e standardit. Me gjithë këtë larmi produktesh dhe shërbimesh që ofron tregu, është sfidë më vete të edukosh audiencën dhe të mbetesh stoik, pa prekur kurrë cilësinë e produktit apo shërbimit që ti ofron, pavarësisht vështirësive  dhe sfidave që ofron konkurenca.

Nëse flasim për rritjen personale, çfarë mendoni se ka ndikuar më së shumti tek ju?

Unë nuk di të ndalem kur e marr përsipër diçka. Përpos gjithë vështirësive, rritja e vazhdueshme personale me trajnime, me konsulencë biznesi kanë bërë që të arrij të njoh 360 gradë biznesin që drejtoj. Dhe kur ti e njeh atë që po bën, që nga detajet më të vogla, padyshim që nis kupton dhe nevojat në mikro dhe makro dhe ndihesh gati për çdo sfidë. Rritja e vazhdueshme e vetes shkon paralelisht dhe me rritjen e biznesit më pas.

Çfarë do t’u sugjeroni sipërmarrësve të rinj, nisur nga përvoja juaj në biznes prej rreth 6 viteve?

Sipërmarrësve të rinj do t’u sugjeroja të punojnë shumë me veten! 

Të mos mendojnë asnjëherë se i dinë të gjitha. Të kërkojnë ndihmë në ato fusha ku nuk ndihen të sigurt.

Është thelbësore puna e vazhdueshme me veten, njohja shumë e mirë e konkurencës dhe gjetja e një avantazhi konkurues në atë çfarë do të ofrosh.

Ky artikull u publika më parë në numrin 35 të revistës businessmag.al.

Ju mund të abonoheni këtu dhe të shkarkoni revistën online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0