Taksitë e furgonat mund të rinovojnë online lejen e komoditetit - Business Magazine Albania

Taksitë e furgonat mund të rinovojnë online lejen e komoditetit


Drejtuesit e automjeteve të licencuara për transport udhëtarësh dhe drejtuesit e taksive, do të mund të kryejnë online rinovimin e “Komoditetit”. Ky i fundit është  detyrim për të gjithë zotëruesit e mjeteve të licensuara për transport udhëtarësh e taksi).

Kështu, drejtuesit e këtyre mjeteve nuk kanë nevojë të paraqiten në komision, por mund të bëjnë vetëdeklarim online duke nisur nga mesi i këtij muaji.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se nga 15 prilli do të aplikohet procedura e re e thjeshtuar Përmes rinovimit të dokumentit me vetedeklarim onlinë.

Lexo: Pikat e riparimit të automjeteve, nën lupën e Shërbimit të Transportit Rrugor

Në Website-in zyrtar të drejtorisë, theksohet se, “I zoti i mjetit bëhet përgjegjës për vetëdeklarimin dhe merr certifikatën, pa qenë nevoja të dalë çdo vit në komision, pa vërdallosje me mjetin, pa shpenzim kohe e karburanti, por edhe pa burokraci e muhabete”. Ndërkojë, kontrolli do jetë me short ose te pika e kolaudimit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0