Taksat e reja/ Deklarata pasurie kush fiton mbi 1 milion lek. Regjistër me 100 personat më të pasur - Business Magazine Albania

Taksat e reja/ Deklarata pasurie kush fiton mbi 1 milion lek. Regjistër me 100 personat më të pasur

Ministria e Financave ka lajmëruar taksa të reja dhe ndryshime të tjera në taksat ekzistuese. Drafti zyrtar do të publikohet në fillim të qershorit dhe shënjestron kryesisht profesionistët e lirë, por ndërhyrjet do të prekin edhe kategori të tjera.

Një pjesë e rëndësishme e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat që Financat do të lançojnë së shpejti lidhet me taksimin e të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime, që deri më tani kanë përfituar nga përjashtimet duke u kategorizuar si biznes i vogël.

Me nismën e re, Financat tërhiqen nga lehtësitë për këtë kategori duke pranuar se kanë shkaktuar deformime dhe deklarojnë se këta tatimpagues tashmë do t’i nënshtrohen një taksimi progresiv si për të punësuarit apo një tatimi fiks, por nuk përjashtohen as variante të tjera të taksimit të tyre.

Korrigjime do të bëhen edhe për deklarimin individual të të ardhurave. Aktualisht, deklaratën vjetore të të ardhurave e plotësojnë dhe individët me të ardhurave 2 milionë lekë në vit, por me ligjin e ri ky prag mund të ulet më tej, duke bërë që më shumë të punësuar të deklarojne te ardhurat.

Lexo edhe: Si pritet të funksionojnë taksat e reja për të vetëpunësuarit

Veç deklaratës vjetore të të ardhurave, rishikime pritet të ketë edhe për taksa të tjera që lidhen me të ardhurat personale si për dividentin apo interesat që përfitohen nga sistemi bankar, edhe pse nuk ka ende detajime se si këto tatime do të ndryshojnë krahasuar me ligjin aktual.

Paralajmërime janë bërë edhe për verifikimin e të ardhurave dhe nivelit të jetesës, nëse të ardhurat që përfitojnë individët justifikojnë apo jo shpenzimet e tyre.

Administrata Tatimore ka planifikuar ngritjen e një regjistri me personat më të pasur në vend, ku lista këtë vit sipas programit afatmesëm ekonomik të qeverisë do të nisë këtë vit pritet të nisë me 100 më të pasurit, për t’u shtuar më pas në vitet në vijim. Për këtë njësia Antiinformalitet do bashkëpunojë me autoritete të tjera si Policinë, Drejtorinë e Transporteve, Kadastrën apo Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave për identifikimin e këtyre personave, megjithatë duket se procesi do të marrë kohë për realizimin e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0