Nga stabiliteti i llogarive publike, tek modernizimi i paketave ekonomike, deri tek taksa e sheshtë.
Ndërsa vazhdonte fushata elektorale dhe sondazhet e paraqisnin në rritje, Giorgia Meloni vazhdonte me ndryshimin e marshit: linja politike e saj bëhej gjithnjë e më e moderuar.
Tashmë që rezultatet elektorale në shtetin fqinj konfirmojnë lidershipin e saj le të shohim cilat janë pikat kyçe të programit të saj ekonomik.
Stabiliteti i llogarive publike
Stop premtimeve të tepruara. Meloni rri larg premtimit të rritjes së pensionit minimal në 1000 euro në muaj. Lidhur me aplikimin e taksës së sheshtë, sipas saj, duhet të bazohet tek të ardhurat në rritje, pra krahasuar me një vit më parë.
Përditësim i Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Reziliencës, Pnrr
Pnrr paraqet një mundësi të madhe për modernizimin e Italisë dhe për rindezjen e motorëve të ekonomisë. Por, flitet për një një përditësim të përqëndruar, duke pasur parasysh krizën e shkaktuar nga konflikti i Ukrainës dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para. Objektivi është të destinohen burime më të mëdha për sigurinë energjitike, të lirohet Italia dhe Europa nga varësia e gazit rus.
Koalicioni propozon të ulë presionin fiskal tek familjet dhe ndërmarrjet përmes një reforme me bazë barazinë. Reforma e taksës Irpef, me një vlerësim progresiv për paketat financiare. Shtrirja e taksës së sheshtë për të ardhura vjetore deri në 100 mijë euro; futja e taksës së sheshtë tek rritja e të ardhurave krahasuar me një vit më parë; fshirje progresive të Irap dhe ndarje të micro-kontributeve.
Kupon fiks në masën 21% për dhënien me qira të pronave tregtare në zona të degraduara. Rritja e kufirit në përdorimin e parave të gatshme. Mjaft me politikën dritëshkurtër të shpërblimeve, për t’u zëvendësuar me masa të qëndrueshme. Për faturat ekzistuese: “bilanci dhe ekstrakt” deri në 3 mijë euro për personat në vështirësi
Mbështje për kë zhvillon biznes dhe hap vende pune.
Fokusi është të lehtësohen aktiviteti prodhues në Itali dhe të mos nxitet delokalizimi.
Luftë e hapur konkurencës së pandershme dhe praktikave të shngangies përmes transferimit të zyrave qëndrore të ndërmarrjeve në parajsat fiskale europiane. Fuqizimi i instrumentave për të nxitur kursimin privat dhe nxitjes së financimit të ekonomisë reale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto