Taksa e rrugës së kombit, sjell protesta të përgjakshme

Taksa e rrugës së kombit, sjell protesta të përgjakshme


Siç kishin paralajmëruar, banorët e qytetit të Kukësit protestuan të shtunën kundër taksës në rrugën e kombit. Duke e cilësuar atë të papërballueshme për xhepin e tyre, ata kanë protestuar pa prani të përfaqësuesve politikë.

Për shkak të përplasjeve me policinë, protesta paqësore ka përshkallëzuar në përleshje. Protestuesit i kanë vënë flakën pikëkalimit ku kryhen pagesat. Përshkallëzimi i tensionit çoi në dhjetëra të plagosur mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Lexoni: https://businessmag.al/kundeshtohet-ne-mase-tarifa-e-rruges-durres-morine-2/

Lidhur me ngjarjen nuk ka pasur një reagim zyrtar nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama shkroi në

Twitter se:  “Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit ndaj kujtdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”.

Kjo është ndër taksat që po has kundërshtinë më të mëdhe. Tarifat e parashikuara në kontratën konçesionare janë disa herë më të larta së ato të sugjerua nga ekspertët ndërkombëtarë (të cilët këshilluan një tarifë mesatarisht 1. 4 euro), ndërsa vlera mesatare sot për një kalim është 5 euro. Nga motoçikletat tek kamionët e rëndë, vlera për kalimin luhatet në 2.5 euro -22 euro.

Krahas nivelit të larta, taksa e kësaj rruge kundërshtohet edhe për faktin se nuk plotësohen disa kushte ligjore, si një rrugë dytësore funksionale, alternativë e domosdoshme, dhe  faktin se rruga ka ende shumë mangësi në investime për ta cilësuar atë një autostradë të mirëfilltë.

Krahas banorëve të Kukësit, kjo taksë po kundërshtohet fort nga kosovarët, të cilët thonë se do të ulin tregtinë me Shqipërinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0