Taksa e mbetjeve do ndryshojë, për familjet dhe bizneset do ndiqet parimi “Paguaj sipas hedhjes” - Business Magazine Albania

Taksa e mbetjeve do ndryshojë, për familjet dhe bizneset do ndiqet parimi “Paguaj sipas hedhjes”

Familjet dhe bizneset do të paguajnë një taksë “individuale” s ai takon mbetjeve që gjerojnë e cila do të ndjekë parimin “Paguaj sipas hedhjes”. Në Programin Kombëtar të Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve nxjerre per konsultim, qeveria parashikon këtë si një ndër masat që do të zbatohen në vazhdim. Konkretisht do të synohet që të shkohet drejt një sistemi të ri që inkurajon riciklimin. “‘Paguaj sipas hedhjes” (PAYT) është parimi që ofron nxitje ekonomike në reduktimin e mbetjeve, duke inkurajuar qytetarët të riciklojnë më shumë dhe të reduktojnë krijimin e tyre.

Sistemi PAYT, konsiderohet një nga instrumentet ekonomikë më efektivë për reduktimin e mbetjeve dhe promovimin e konsumit të përgjegjshëm. Zbatimi i tij mundëson vendosjen e tarifave të balancuara të mbetjeve bashkiake, sipas të cilit çdo familje ose biznes, paguan sipas sasisë aktuale të mbetjeve të gjeneruara, në vend të një tarife fikse. Në këtë mënyrë, familjet dhe bizneset do të nxiten të ndajnë sa më shumë mbetje të riciklueshme të jetë e mundur (për të cilat nuk do të paguajnë) dhe do të paguajnë një tarifë mbetjesh vetëm për mbetjet e mbetura të përziera” thuhet në masën 6 të këtij programi.

Sipas qeverisë zbatimi i PAYT kërkon ndryshime thelbësore si në mënyrën e ndarjes së tarifave të mbetjeve bashkiake midis familjeve dhe bizneseve ashtu dhe në sistemin e grumbullimit të mbetjeve bashkiake. Kështu modeli i grumbullimit në pika të përbashkëta duhet të zëvendësohet gradualisht me përdorimin e koshave/kontejnerëve individualë duke mundësuar matjen e sasisë së mbetjeve për familje dhe subjekte biznesi.

Lexo edhe: Barometri 2025, 50% e bizneseve japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Plani që ky sistem i ri të vihet në jetë është brenda vitit 2029 duke i vënë bashkitë para detyrimit të plotësimit të kuadrit dhe logjistikës që kërkon kjo praktikë e re.

“Paralelisht me zhvillimin e modeleve për grumbullimin e mbetjeve, MM do të iniciojë ndryshimet e nevojshme ligjore për adoptimin e sistemit PAYT duke mundësuar zbatimin e tarifave të bazuara në peshë dhe/ose vëllim për shërbimet bashkiake të menaxhimit të mbetjeve. Bashkitë do të fillojnë të aplikojnë tarifimin PAYT për familjet dhe subjektet e biznesit, jo më vonë se viti 2029” thuhet në dokument.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0