Takimi i pazakontë/ Trump dhe Zelensky bisedojnë për paqen në... - Business Magazine Albania

Takimi i pazakontë/ Trump dhe Zelensky bisedojnë për paqen në Lamtumirën e Papës

Në një takim të papritur, që mund të mbetet historik, Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan bisedime thelbësore për paqen brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, vetëm pak minuta përpara fillimit të funeralit të Papës Françesku.

Fotografitë e shpërndara nga Presidenca e Ukrainës tregojnë dy liderët duke biseduar në mënyrë intensive, pa praninë e të tjerëve mes dekorimeve madhështore të Bazilikës. Takimi i papritur erdhi në një moment kur Shtëpia e Bardhë po shton presionin për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

Lexo gjithashtu: Trump fut AI në shkolla që nga kopshti/ Revolucion apo rrezik për fëmijët?​

“Diskutuam shumë çështje kokë më kokë. Shpresojmë për rezultate konkrete në gjithçka që prekëm,” shkroi Zelensky në rrjetet sociale pas takimit, duke falënderuar Trump për “takimin e mirë”. “Mbrojtja e jetëve të njerëzve tanë, një armëpushim i plotë dhe i pakushtëzuar, si dhe një paqe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër,” shtoi ai, duke e cilësuar takimin si simbolik dhe me potencial historik.

Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, biseda ishte “shumë produktive” dhe zgjati rreth 15 minuta. Palët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet në ditët në vijim.

Ky ishte takimi i parë ballë për ballë mes Trump dhe Zelensky që prej shkurtit, kur një takim në Shtëpinë e Bardhë përfundoi në tensione të hapura, me akuza ndaj Zelenskyt për “mungesë mirënjohjeje” dhe pezullim të përkohshëm të ndihmës ushtarake amerikane.

Lexo gjithashtu: Amerika po shndërrohet në strehën më të madhe fiskale në botë

Diplomaci mes ceremonive

Takimi ndodhi pranë Kapelës së Pagëzimit në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe nuk ishte paralajmëruar më parë. Ndërsa qëndrimi i Trump në Romë ishte planifikuar të ishte i shkurtër dhe solemn, vdekja e Papës ndryshoi agjendën e tij të parë ndërkombëtare të mandatit të ri presidencial, duke e sjellë në Europë në vend të Arabisë Saudite.

Në këtë atmosferë ku përziheshin liderë të shumtë botërorë, Trump pati shkëmbime të shkurtra edhe me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrin britanik Keir Starmer, ndër të tjerë.

SHBA shton presionin për një marrëveshje

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump deklaroi të premten se Rusia dhe Ukraina janë “shumë afër një marrëveshjeje” që mund të mbyllë konfliktin, i cili filloi në vitin 2014 dhe u përshkallëzua në 2022.

“Një ditë e mirë në bisedime dhe takime me Rusinë dhe Ukrainën,” shkroi ai. “Tani palët duhet të takohen në nivele të larta për ta përmbyllur.”

Ndërkohë, i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, zhvilloi një takim treorësh me Presidentin rus Vladimir Putin, i cilësuar nga Moska si “shumë konstruktiv”.

Nga ana e tij, Zelensky, përpara nisjes për në Romë, sinjalizoi hapje për kompromise që mund të çojnë drejt një armëpushimi, duke theksuar se Ukraina është “gati për dialog në çdo format me këdo”, për sa kohë Rusia jep një “sinjal të vërtetë për përfundimin e luftës”, konkretisht, një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar.

Korniza e re për marrëveshjen e Ukrainës

Një dokument i hartuar në Londër dhe siguruar nga agjencia Reuters, i titulluar “Korniza e Marrëveshjes për Ukrainën”, propozon një armëpushim të plotë në tokë, në ajër dhe në det, të monitoruar nga SHBA dhe vende të tjera të treta.

Sipas draftit, Ukraina do të përfitonte garanci të fuqishme sigurie, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, edhe pse nuk do të kishte anëtarësim të menjëhershëm në Aleancë. Dokumenti parashikon gjithashtu prezencën e trupave të huaja miqësore në territorin ukrainas pa kufizime, çka pritet të hasë kundërshtime nga Moska.

Në një kohë kur Kievi përjetoi së fundmi sulmin më të rëndë me raketa nga Rusia që nga korriku i vitit të kaluar, bisedimet për paqe mbeten delikate dhe të mbushura me sfida, por sinjalet e fundit japin shpresë për një hap historik drejt paqes.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0