Takimi final i jurisë së Albanian ICT Awards, më 29 Prill shpallja e projekteve fituese - Business Magazine Albania

Takimi final i jurisë së Albanian ICT Awards, më 29 Prill shpallja e projekteve fituese


Pas një maratone afro tre mujore, rrugëtimit të Albanian ICT Awards për këtë vit po i vjen fundi ku na ndajnë vetëm 12 ditë nga mbrëmja Gala e datës 29 Prill të shpalljes së fituesve të edicionit të katërt.

Tiranë, 17 Prill 2016 – Kjo e shtunë shënoi takimin final të Jurisë së Albanian ICT Awards, i cili u mbajt pranë ambjenteve të Hotel Sheraton në Tiranë. Rreth 30 kandidatë përjetuan sfidën e vërtetë, atë të prezantimit të aplikimeve të tyre.

Kjo sfidë nuk i përket e gjitha vetëm aplikantëve por edhe vetë Jurisë, të cilët duhej të ishin shumë të vëmendshëm ndaj detajeve dhe adresimit të pyetjeve të duhura ndaj pretendentëve për të rrëmbyer një nga çmimet e konkursit më të spikatur në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga mbarë trevat shqipfolëse.

Në datën 2 Prill, Juria u mblodh për herë të parë në një diskutim kokë më kokë i cili përcaktoi jo vetëm kriteret e aplikimeve, por edhe drejtimin e saj. Numri i lartë prej 100 aplikimesh të mbërritura pranë Albanian ICT Awards edhe njëherë provoi vlerat në rritje të komunitetit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë trevat shqiptare.

Edicioni i katërt jo vetëm që solli një pjesëmarrje të lartë, por edhe një nivel të ri përgatitor të pjesëmarrësve. Të paktën dy vitet e fundit një ndër sfidat kryesore të garës mbarëkombëtare ka qenë kategoria “Femra në ICT” e cila është bërë pjesë e ICT Awards me synimin e ngushtimit të hendekut gjinor në këtë sektor. Çdo vit bëhet më e vështirë përzgjedhja e fituesve të Albanian ICT Awards një tregues i rritjes së numrit dhe cilësisë së projekteve pjesëmarrëse.

Me një rend të përcaktuar të ditës, mbledhja zgjati nga ora 10:00 gjer në orën 19:00 pa ndërprerje në kërkim të maratonomakëve të sektorit ICT. Do të jetë rezultati i këtij takimi ai i cili do të hapë rrugën për një listë të ngushtë kandidatësh njëkohësisht edhe finalistët e edicionit të katërt të ICT Awards, të cilët do të zbulohen në mbrëmjen Gala të datës 29 Prill.

Këtë vit, shtëpia botuese ICTSmedia në cilësinë e organizatorit të Albanian ICT Awards me partneritetin e zgjeruar premton më shumë supriza për fituesit dhe kandidatët, si mbështetje për realizimin e projekteve apo aplikacioneve të cilat do të shpallen fituese.

ICTSmedia falenderon të gjithë partnerët mediatikë, sponsorët, jurinë dhe të gjithë kontributorët e në veçanti kandidatët që shpresa, frika, emocioni dhe guximi i tyre e kanë bërë Albanian ICT Awards kjo që është sot.

 

/ICTSmedia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0