Paketim me gjethe bananesh në vend të paketimit plastik

Supermarketet në Azi, paketim me gjethe bananesh në vend të qeseve plastike



Supermarketet në Vietnam kanë miratuar një iniciativë nga Tajlanda, e cila bën të mundur paketimin me gjethen e bananes në vend të plastikës. Supermarketi, i cili e inicioi këtë mënyrë paketimi ndodhet në Chiangmai, Tajlandë.

Ky supermarket u lavdërua nga Facebook për paketimin eko-miqësor, pasi një firmë lokale e paraqiti atë në faqen e saj javën e kaluar. Kjo ide ka tërhequr vëmendjen e supermarketeve vietnameze.

Zinxhirët e mëdha të supermarketeve në Vietnam, kanë filluar të eksperimentojnë me gjethe bananesh, si një alternativë paketimi në dyqanet e tyre. Procesi është akoma në fazën e testimit, por shumë shpejt pritet të bëhët zëvendësimi i plastikës me gjethe bananesh në mbarë botën. Përveç paketimit të perimeve dhe frutave, zinxhiri i ushqimeve synon gjithashtu të përdorë gjethet për produktet e mishit të freskët.

Konsumatorët e kanë mirëpritur këtë iniciativë të re. Madje thonë se kur shohin një paketim të tillë janë të gatshëm të blejnë sasi të mëdha. Sipas tyre nisma do të ndihmojë vendasit të jenë më të vetëdijshëm për mbrojtjen e mjedisit.

Lexo:  Parlamenti Europian ndalon tregtimin e plastikës një përdorimshe

Por kjo nuk është e vetmja iniciativë ekologjike e ndërmarrë në këtë vend. Big C, një tjetër rrjet supermarketesh, ofron çanta të bëra me pluhur misri. Për Vietnamin, i cili është vendi i katërt në botë për mbetje platike, të tilla projekte përbëjnë një rëndësi të madhe. Një raport i kohëve të fundit theksoi sasinë e pabesueshme të mbetjeve plastike të gjeneruara nga vendasit, duke krijuar 2,500 ton mbeturina plastike në ditë.

Supermarketet në Singapor kanë filluar gjithashtu fushatat për informimin e publikut për të zvogëluar përdorimin e qeseve plastike. Ndërkohë, dyqanet e Tajvanit po dekurajojnë përdorimin e tyre.  Kina ka patur një rënie me 66% të përdorimit të qeseve plastike në dekadën e fundit.

NextShark 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0