Super Sajani- Pasion për artin digjital dhe frymëzim për brezin e ri - Business Magazine Albania

Super Sajani- Pasion për artin digjital dhe frymëzim për brezin e ri

Ani Sajani

Intervistoi Eni Muça

Në një bisedë me Anin, krijuesin në mediat sociale me pseudonimin “Super Sajani,” hulumtojmë rrugën e tij drejt influencës digjitale dhe animacionit. Nga dëshira e tij për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë të mësojnë rreth teknologjisë dhe rrjeteve sociale, deri te sfidat në krijimin e përmbajtjes së cilësisë së lartë, Ani na sjell perspektivën e tij të frymëzimit dhe zhvillimit të karrierës në botën e animacionit dhe artit digjital.

Si lindi ideja për tu bërë social media influencer dhe për t’u bërë pjesë e botës së animimit, digital art etj? Kjo dëshirë ishte që nga fëmijëria?

Ideja ka nisur në vitin 2020.  Gjatë asaj kohe shihja shumë influencer të huaj dhe inspirohesha prej tyre. Kam pasur edhe dëshirën të kisha një kompani animacioni në Shqipëri, por tani kam marrë tjetër drejtim. Më parë kam pasur shumë vështirësi kur mësoja diçka në internet, sepse nuk ishin tutorialet e shpjeguara nga ana vizuale, por vetëm me fjalë. Pak nga ato Youtuber ose influencer i shpjegonin me detaje. Nga ky problem, vendosa që të krijoj përmbajtje për shqiptarët në mënyrë të detajuar dhe video me cilësi të lartë. Qëllimi im ishte që të ndihmoja të rinjtë shqiptarë të mësojnë rreth rrjeteve sociale, teknologjisë dhe filmmaking.

Ju keni përmendur në LinkedIn se jeni mendjehapur dhe i etur për të mësuar të reja.  Cilat janë disa nga mësimet më të vlefshme që keni marrë?

Këtë gjë e kam përmendur diku para 5 vitesh dhe sot prapë jam me këtë mendim. Nëse nuk mëson gjëra të reja, do mbetemi në një vend. Në ditët e sotme, me Inteligjencën Artificiale po bëhet shumë e lehtë për disa dhe e vështirë për disa të tjerë.

Për mua, mësimet më të vlefshme në botën Digjitale/Online janë: Cilësia, thelbësore për të ndërtuar një audiencë të besueshme, krijimi i një profili profesional, përdorimi i platformave të përshtatshme, Design dhe Video editim si edhe bashkëpunimi me influencer dhe biznese dhe e fundit  konsistenca.

Artikulli u publikua më parë në faqen 58 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania.  Abonohu për të lexuar të plotë artikullin.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0