“Suksesi në shitje” një libër dedikuar artit të shitjes - Business Magazine Albania

“Suksesi në shitje” një libër dedikuar artit të shitjes

Ndryshimet nxisin progres. Gjërat shkojnë përpara dhe zhvillohen për shkak të tyre. Të gjithë kemi kërkesa. Dëshirojmë t’i përmirësojmë financat, vendin e punës, partnerin, shtëpinë etj. Të gjithë e dimë se asgjë nuk do të përmirësohet vetvetiu. Që këto t’i bëjmë të ndodhin, gjërat duhet t’i bëjmë ndryshe. Pa ndryshim, nuk ka përmirësim. Ndryshimet do të të sjellin zgjedhje të reja për lumturinë dhe përmbushjen e kërkesave tua.

Çdo ndryshim është një faqe kthese. Bëhet fjalë për mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një tjetri. Ndryshimet sjellin fillime të reja dhe emocione në jetë. Imagjinoje një njeri i cili për vite me radhë është duke i bërë të njëjtat gjëra në të njëjtën kohë. Ai drejton një jetë krejtësisht të shurdhër, jashtëzakonisht të parashikueshme dhe jointeresante. Kështu do të ishte jeta jote pa ndryshime dhe përmirësime.

“Në këtë botë është më së paku e rëndësishme se ku gjendemi, por në cilin drejtim po shkojmë!”

~Oliver Venel Holmes~

Në këtë libër do të gjesh shumë gjëra që tashmë i di, por që nuk i praktikon.

Rezervo librin tend në: sales@denisgafuri.com apo +383 49 893 693

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0