Studimi alarmues, shfletuesit AI mund të shkelin GDPR-in - Business Magazine Albania

Studimi alarmues, shfletuesit AI mund të shkelin GDPR-in

Asistentët e njohur të shfletimit me inteligjencë artificiale (AI) mund të mbledhin të dhëna shumë të ndjeshme si informacion bankar, regjistra akademikë dhe madje edhe numra taksash nga faqet private, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia testuan 10 nga shfletuesit më të përdorur me AI, duke përfshirë ChatGPT të OpenAI, Copilot të Microsoft dhe Merlin AI, një shtesë për Google Chrome  në detyra publike si blerjet online, si dhe në portale private si ato të shëndetit në universitet. Ata gjetën prova se të gjithë asistentët, përveç Perplexity AI, mbledhin të dhëna për përdoruesit dhe i përdorin për të personalizuar shërbimet e tyre, gjë që mund të shkelë rregullat e privatësisë.

“Këta asistentë AI operojnë me akses të paprecedent ndaj sjelljes online të përdoruesve në fusha të jetës që duhet të mbeten private,” tha Anna Maria Mandalari, autore e studimit dhe profesoreshë asistente në University College London. “Edhe pse ofrojnë lehtësi, rezultatet tona tregojnë se kjo shpesh bëhet me koston e privatësisë së përdoruesit … dhe ndonjëherë në shkelje të ligjeve të privatësisë ose të termave të shërbimit të kompanive.”

Studimi tregoi se disa mjete, si Merlin dhe Sider, nuk ndalojnë regjistrimin e aktivitetit kur përdoruesit hyjnë në hapësira private, duke transmetuar për shembull përmbajtjen e plotë të faqes në serverët e tyre. Në rastin e Merlin, u kapën të dhëna të bankës online, regjistra akademikë dhe shëndetësorë, dhe madje edhe numra sigurimi shoqëror nga faqet e taksave amerikane.

Lexo edhe: TikTok sfidon “fake news” me shënime komunitare – a funksionon vërtet ky model?

Disa shtesa të tjera, si Sider dhe TinaMind, ndanë promptet dhe informacionet identifikuese, përfshirë adresën IP, me Google Analytics, duke mundësuar “ndjekje të mundshme ndër-faqesh dhe targetim reklamash”. Në shfletuesit Google, Copilot, Monica dhe Sider, asistenti ChatGPT bëri supozime mbi moshën, gjininë, të ardhurat dhe interesat e përdoruesit, duke personalizuar përgjigjet në disa sesione shfletimi.

Studimi sugjeron se këto praktika mund të shkelin rregullat e mbrojtjes së të dhënave të BE-së, si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Politikat e privatësisë të Merlin dhe Sider përfshijnë mbledhjen e emrave, të dhënave të kontaktit, kredencialeve, historikut të transaksioneve dhe informacionit të pagesave për të personalizuar përvojën e përdoruesve dhe për të ofruar mbështetje.

Mandalari thekson: “Nuk ka mënyrë për të ditur se çfarë ndodh me të dhënat tuaja të shfletimit pasi janë mbledhur.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0