Studime në Financë-Bankë? UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT - Business Magazine Albania

Studime në Financë-Bankë? UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT

Studime në Financë

Sigurisht që gjërat kanë ndryshuar shumë krahasuar me disa vite më parë Përsa u përket studimeve. Mundësitë e studimit, dhe bursat për t’i zhvilluar këto studime me pak kosto janë shtuar. Keni dëgjuar për miq tuaj që studiojnë jashtë dhe nuk kanë kosto të mëdha? Është pikërisht për faktin se ato kanë fituar një bursë.

Edhe uniersitetet tona ofrojnë bursa, madje edhe shkollat e mesme dhe publike, ndonëse jo në nivele të larta.

Një bursë interesante universitare vjen nga Universiteti i New York në Tiranë në bashkëpunim me BKT.

Alkida Lushaj, pedagoge në UNYT dhe drejtuese e këtij programi, thekson se, “kjo është një bursë e plotë studimi për të siguruar njohuritë e duhura mbi sistemin bankar, industrinë bankare dhe operacionet bankare. Objektivi është që të ndihmojmë studentët tanë të përgatiten me efikasitet dhe saktësi dhe sipërmarrjet si banka, të kenë mundësi të punësojnë profesionstët e duhur”.

Programi përfshin praktikë reale në të gjitha vitet e studimit, duke përfshirë studentët në proceset dhe aktivitetet e përditshme të çdo njësie bankare.

Lexo: Të bëhesh pjesë e studimeve amerikane. Me Minerva studioni në 7 vende të ndryshme

Përfitimet kryesore përfshijnë:

  1. Zhvillimi i të menduarit analitik kritik dhe aftësive shoqërore, si dhe sjellja etike.
  2. Kuptimi i teknologjisë dhe sfidave dhe metodave të saj në zgjidhjen e problemeve në industrinë bankare.
  3. Zhvillimi i të gjitha aftësive për një rrugë karriere dhe ekspertize në sektorin bankar.
  4. Zbatimi i të gjitha njohurive teorike në lidhje me bankën në mjedisin real të institucionit dhe departamenteve të tij.
  5. Pasja e një PUNE të vërtetë menjëherë pas përfundimit të programit të studimit.

Bachelor në Bankingun e Aplikuar dhe Financat

Universiteti i New York Tirana ka krijuar programin e tij më të ri në Bankimin e Aplikuar dhe Financat në bashkëpunim me BKT.

Ky program ndërthur teorinë dhe praktikën në module, përmban dhe u jep përfitimin më të konsiderueshëm studentëve që do ta ndjekin atë.
Bursa, ndërkohë, mundëson një reale pasi studenti ka mbaruar programin e studimit 3-vjeçar në departamentin e Ekonomisë dhe Financave.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0