Studentët shqiptarë, në garë ndërkombëtare për prodhimin një motoçiklete "Made in Albania" - Business Magazine Albania

Studentët shqiptarë, në garë ndërkombëtare për prodhimin një motoçiklete “Made in Albania”


Studentët që ëndërrojnë një motoçikletë të prodhimit shqiptar, do të prezantojnë prodhimin e motorrit të tyre vitin e ardhshëm në Spanjë, në garën mes studentëve nga mbarë bota.

Dëshira e tyre është që një ditë shqiptarët të kenë markën e tyre shqiptare të motoçikletës, “Made in Albania”. Ata janë në fazën fillestare të projektimit të punës për ndërtimin e një motoçiklete sportive të aftë për lëvizur në një nga pistat sportive të Spanjës ku do të testohen motorrët e studentëve të shteteteve të ndryshme pjesëmarrëse në garën e quajtur “Motostudent”.

Studentët e këtij projekti mbajnë emrin “Prishtina Moto Team (FIMUP)” dhe janë një grup të rinjsh ambiciozë nga Kosova e Shqipëria që me nismë vullnetare kanë inicuar idenë për pjesëmarrjeje në garën ndërkombëtare të këtij lloji që mbahet vitin e ardhshëm në Spanjë.

Motorri për të cilin janë zotuar ta ndërtojnë të rinjët shqiptarë, duhet të jetë sportiv i kategorisë 250 kubikë, konform kritereve botërore të motoçiklizmit Moto 3.

Kjo garë është e bazuar në rregulloren dhe specifikat e kategorisë botërore të MOTO GP 3 (250 cc) dhe në të marrin pjesë universitete nga mbarë bota.

“Projekti në vetvete përmban ndërtimin e një motorri prototip, nga fillimi deri në fund”, tregon Aurel Kolldani.

Studentët shqiptarë do ta ndërtojnë motorrin nga zeroja me mbështetjen e universitetit të Prishtinës dhe do ta prezantojnë produktin e tyre në Tetor të vitit 2018 në Spanjë në datat e caktuara nga federata e motoçiklizmit spanjoll.

“I gjithë ky projekt mbështetet me punë vullnetare dhe gëzon mbështetje e bashkëpunim nga universiteti “Hasan Prishtina”; biznese në Prishtinë dhe dashamirës të motoçiklizmit apo të nismave mbarëshqiptare”, tregon inixhinieri i mekanikës, anëtar i grupit “Prishtina Moto Team” Aurel Kolldani, i cili bashkë me Durim Gashin, Bujar Llugaliun, Gurim Gashin, Egzon Zymberin, Agron Statovcin, Albulena Govorin, Valdrin Berishën dhe Uresa Mustafën kanë nisur punën për zhvillimin e këtij projekti inovativ.

Projekti bazohet në donacione dhe vetëfinancim, i cili synon zhvillimin e teknologjisë së motorrëve si mundësi për studentë nga mbarë bota për të shfaqur aftësitë e tyre teknologjike në projektimin dhe ndërtimin e motorrëve.

burimi: albinfo.ch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0