Studentët, edhe provime online! Universiteti i Tiranës publikon rregulloren - Business Magazine Albania

Studentët, edhe provime online! Universiteti i Tiranës publikon rregulloren

Pasi kanë marrë dije në distancë për atë që nesër do të jetë profesioni i tyre, duket se studentët do të zhvillojnë po online edhe sezonin e parë të provimeve për këtë vit akademik. Të enjten Universiteti i Tiranës publikoi rregullat që duhet të ndjekin pedagogët dhe studentët për testimin e njohurive nga shtëpia.

Në rregullore thuhet se për çdo provim do të caktohen dy data të njëpasnjëshme në mënyrë që studentët të cilët mund të hasin vështirësi teknike apo e kanë të pamundur kryerjen e provimeve për arsye të ndryshme të mos penalizohen. Për procedurën e provimit online studentët do të njoftohen 10 ditë para përfundimit të mësimit.

Kohëzgjatja e provimit me gojë do të jetë 10-15 minuta, për testin me shkrim online 1-2 orë, për provimin e kryer nga shtëpia 2-3 orë. Pedagogu kërkon kartat e identitetit dy ditë para provimit ndërsa studentët këshillohen që të hyjnë në platformën “Microsoft Teams” 15 minuta para fillimit të provimit

Provimet që zhvillohen me gojë online regjistrohen kurse dokumentacionin elektronik i provimeve, pyetjet dhe kërkesat regjistrohen në CD.

Drejtues të Universiteteve kanë kërkuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që studentët të rikthehen në auditore të paktën për zhvillimin e sezonit të provimeve, por deri më tani kërkesa nuk ka marrë përgjigje. Sakaq studentët kundërshtojnë provimet online madje edhe duke paralajmëruar bojkot të procesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0