Studentët  e bujqësisë mundësi për bursa pasuniversitare nga FAO

Studentët e bujqësisë mundësi për bursa pasuniversitare nga FAO


Studentë dhe ekspertë në fushën e bujqësisë mund të investojnë në karrierën e tyre përmes studimeve pasuniversitare përmes Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

FAO bën të ditur se ka nisur pranimi i aplikimeve për Programin e Bursave, mundësuar nga qeveria hungareze. Bursa dyvjeçare financon studimet pasuniversitare në disiplina të lidhura me bujqësinë, për studentë me të ardhme premtuese që vijnë nga vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të mesme.

Në vitin e dhjetë rradhazi, programi i bursave FAO i sponsorizuar nga Hungaria u ofron profesionistëve të rinj mundësinë për të zgjeruar dhe thelluar njohuritë e tyre, bën të ditur agjensia ndërkombëtare. Ata që pranohen në program do të ndjekin studime në blegtori, në menaxhimin i ujit në bujqësi ose në inxhinieri mjedisore, në Universitetin e Debrecen ose në Universitetin Szent Istvan – të dy institucione të njohura hungareze të arsimit të lartë.

Bursa mbulon tarifat e aplikimit dhe të shkollimit, librat bazë, strehimin në konvikte, shpenzimet e jetesës dhe sigurimin shëndetësor.

Afati për dërgimin e aplikimeve është 28 shkurt 2018, për vitin akademik që fillon në vjeshtë 2018.

Deri tani, rreth 300 studentë kanë përfituar nga bursa e FAO/Hungarisë, vërejnë burimet zyrtare të agjensisë, duke theksuar se, pas kthimit në vendet e tyre të origjinës, ata kanë shanse më të mira në tregun e punës. Të rinjtë gjithashtu kanë qasje në një rrjet profesional global me studiues të tjerë dhe profesorët e tyre.

Shtetasit e vendeve në vijim, të cilët gjithashtu duhet të jenë rezidentë në vendet e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë për programin:

Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Angola, Azerbaixhan, Armeni, Bangladesh, Bjellorusi, Bosniadhe Herzegovina, Burkina Faso, Cad, Egjipt, Etiopia, Gambia, Gjeorgji, Ghana, Jordan, Kazakistan, Kenya, Kosova*, Kyrgyzstan, Laos, Liban, Maqedonia, Madagaskar, Mali, Myanmar, Moldavia, Mongolia, Mali i Zi, Namibia, Nigeria, Korea e Veriut, Palestina, Filipinet, Serbia, Somalia, Sudani Jugor, Taxhikistan, Turkmenistani, Uganda, Ukraina, Uzbekistan, Vietnam, Jemen.

*Referenca nda Kosovës duhet të kuptohen në kontekstin e Rezolutës së Këshillit të Sigurisë 1244 (1999). Për të aplikuar klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0